OEMVP organizon Iftarin Tradicional, duke promovuar solidaritetin dhe bashkëjetesën

Data:

Shpërndaje:

Me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore në ambientet e anëtarit të saj, Restorant Nita Palace organizoi Iftarin Tradicional duke mbledhur përfaqësues të biznesit, institucioneve dhe komunitetit në një mbrëmje të mbushur me frymën e solidaritetit dhe mirëkuptimit.

Pjesëmarrës në këtë ngjarje të rëndësishme ishte edhe Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Hristijan Mickoski, i cili me praninë e tij dha një mesazh të fortë për rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve dhe sektorëve të ndryshëm të shoqërisë.

Duke vlerësuar thellësisht simbolikën e Ramazanit, OEMVP ka krijuar tashmë një traditë në organizimin e këtij Iftari, si një akt respekti ndaj vlerave islame, të cilat mishërojnë bujarinë, faljen, urtësinë, dashurinë dhe respektin e ndërsjellë. Këto parime universale janë themeli për ndërtimin e një shoqërie më të bashkuar dhe më tolerante, përtej dallimeve etnike, fetare apo kulturore.

Në fjalën e tij, Kryetari i OEMVP-së, z. Mendi Qyra, shprehu mirënjohjen për mbështetësit dhe kontribuuesit që mundësuan realizimin e këtij organizimi domethënës, kompanitë TRIM&LUM, SILCAPOR DHE DAUTI.

“Sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë të ruajmë dhe të përcjellim vlerat e tolerancës dhe mirëkuptimit tek brezat e rinj. Shoqëria jonë është e pasur me diversitet kulturor dhe etnik, dhe ne jo vetëm që duhet të jemi krenarë për këtë, por edhe të ndjejmë përgjegjësi për ta mbrojtur dhe promovuar atë. Ky iftar është një shembull i qartë i harmonisë dhe bashkëjetesës që ne synojmë të forcojmë,” theksoi z. Qyra gjatë fjalës së tij.

Ky organizim shërbeu si një mundësi për të thelluar lidhjet mes komuniteteve, biznesit dhe institucioneve, duke rikujtuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe solidaritetit në ndërtimin e një shoqërie më të qëndrueshme dhe të fortë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Dimitrieska: Investimet janë thelbësore për zhvillimin ekonomik

Ciklin investues që kemi pasur gjatë periudhës së fundit duhet ta ruajmë. Gjatë 10 tremujorëve të njëpasnjëshëm kemi...

Mickoski: Maqedonia ka bindshëm çmimet më të ulëta të karburantit në Evropë

Maqedonia ka bindshëm çmimet më të ulëta të karburantit në Evropë, tha kryeministri Hristijan Mickoski. Mickoski tha se...

Nikolloski: Transporti i qëndrueshëm dhe tranzicioni i gjelbër e bën Maqedoninë lidere në rajon

Kombinimi i transportit të qëndrueshëm dhe tranzicionit të gjelbër është diçka që Maqedoninë e bën lidere në rajon,...

Rriten çmimet e shërbimeve të hotelerisë

Të hash një drekë në restorant, të pish një kafe apo të kalosh një mbrëmje në një lokal,...