Nga 1 dhjetori rregulla të reja për pushimin mjekësor, kontrolle shtesë pas 5 ditësh

Data:

Shpërndaje:

Llogaritë në denarë do të shfaqen në formatin IBAN, fletëpagesat e deritanishme zëvendësohen me urdhërpagesa të reja, kurse ndryshojnë edhe kodet për qëllimin e pagesave.

Numri ekzistues i llogarisë në denarë mbetet i njëjtë. Gjatë shfaqjes në formatin IBAN, para tij shtohet prefiksi “MK07”.

Qytetarët dhe kompanitë nuk kanë nevojë të hapin llogari të reja ose të transferojnë mjetet. Përshtatjet në bankimin elektronik dhe mobil bëhen nga bankat, kurse klientët duhet të ndjekin udhëzimet e bankës së tyre për futjen e numrit të llogarisë.

Formularët e deritanishëm PP10, PP30, PP40, PP50 dhe PP53 zëvendësohen me urdhërpagesa të standardizuara në formë letre dhe elektronike.

Ndryshojnë renditja dhe përmbajtja e fushave, ndërsa te urdhërpagesat e caktuara do të kërkohen edhe të dhëna adrese për paguesin dhe marrësin.
Për qëllimin e pagesave vendase në denarë, nga sot përdoren shenja prej katër karakteresh, të harmonizuara me standardin ndërkombëtar ISO 20022.

Qytetarët dhe kompanitë që i kanë përgatitur më parë urdhërpagesat për realizim sot ose më vonë, duhet të kontrollojnë nëse është futur kodi i ri përkatës. Për transaksionet devizore dhe për pagesat në denarë në të cilat merr pjesë një jorezident, mbeten kodet përkatëse tre-shifrore për pagesa me jashtë.

Kompanitë që dërgojnë urdhërpagesa automatikisht ose përmes programeve kontabël duhet të kontrollojnë nëse sistemet e tyre i mbështesin formatet e reja. Sipas Shoqatës Bankare të Maqedonisë, ndryshimet janë pjesë e modernizimit të qarkullimit vendor të pagesave.(INA)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Investimet në rrjetin elektrik, bazë për zhvillimin ekonomik dhe pjesë e çmimit të energjisë

Investimet në modernizimin e rrjetit elektrik janë të domosdoshme për furnizim më të sigurt me energji elektrike, uljen...

HELLENiQ ENERGY planifikon të investojë mbi një miliard euro në energji të rinovueshme në Rumani deri në vitin 2030

Kompania energjetike HELLENiQ ENERGY planifikon të investojë mbi një miliard euro në Rumani deri në vitin 2030, me...

TRIM & LUM merr çmimin „TOP Investitor “ në TOP 100 të Odës Ekonomike

Kompania TRIM & LUM është shpërblyer me çmimin „Top Investitor“ në kuadër të manifestimit TOP 100, të organizuar...

Mickoski: Alta Banka nuk do të përfundojë në falimentim, por do të vazhdojë të funksionojë me një pronar të ri

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se Alta Banka nuk do të përfundojë në falimentim, por do të vazhdojë të...