Kompania TRIM & LUM është shpërblyer me çmimin „Top Investitor“ në kuadër të manifestimit TOP 100, të organizuar nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore.
Çmimi i është ndarë kompanisë për investimet në vlerë prej 5.6 milionë eurosh të realizuara gjatë vitit 2025.
Gjatë ceremonisë u theksua se TRIM & LUM ka zgjeruar aktivitetin e saj përmes investimeve në ndërtimin e objekteve banesore dhe afariste, projekteve të patundshmërive, si dhe në sektorin e turizmit dhe hotelerisë.
Sipas të dhënave të prezantuara në këtë ngjarje, kompania ka ndërtuar mbi 700 mijë metra katrorë hapësirë afariste dhe banesa.
Çmimi „Top Investitor“ vlerëson kontributin e kompanisë përmes investimeve dhe ndikimin e tyre në zhvillimin ekonomik dhe krijimin e mundësive të reja për zhvillim.


