Shqipëria, e para në Ballkan dhe e shtata në botë për çmimin më të lartë të naftës

Data:

Shpërndaje:

Shqipëria është vendi i shtatë në botë për çmimin më të lartë të naftës. Me mbi 2 dollarë për çdo litër karburant, ajo kryeson në Ballkanin Perëndimor me diferencë të fortë nga vendi i dytë… Serbia.

“Krahasuar me Kosovën, Maqedoninë apo Malin e Zi ka shumë diferencë. Jemi shumë më të shtrenjtë.”

Krahasuar me Bosnje-Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut apo Kosovën, një litër naftë në pikat e karburanteve në Shqipëri kushton gati 2-fish më shumë.

Shqipëria renditet e pesta në kontinentin Europian në drejtim të çmimit më të lartë të naftës, duke lënë pas eshë vende si Norvegjia, Finlanda apo Irlanda. Në krye renditen Islanda, Lihtenshtaini dhe Danimarka.

“Na ka ikur truri. Janë rritur çmimet. Nuk është e këndshme po… Shumë të shtrenjta në krahasim me rrogat që marrim.”

“Kokë më kokë” me Zvicrën, Shqipëria, vendi i

Çdo litër naftë që shitet në pikat e karburanteve është i përbërë nga çmimi me të cilin lënda djegëse blihet në bursa dhe taksat e tarifat që aplikohen nga qeveria. Në bursa çmimi është rritur disi, por nga ana tjetër dollari vijon të zhvlerësohet. Çmimet e karburanteve rrjedhimisht do duhej të ishin më të lira.

“I bëjmë rritje kryeministrit të hapi rafineritë që të ulet çmimi. Janë çmimet më të larat në vitet e fundit.”

Shqipëria ka importuar këtë vit më shumë karburant se kurrë më parë. Të dhënat nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë tregojnë se në harkun e muajve janar maj u blenë nga jashtë gati 280 tonë karburant. Në raport me të njëjtën periudhë kohore të një viti më parë, importet janë zgjeruar me mbi 31 mijë tonë apo 12.8 për qind. (A2 Televizion)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Investimet në rrjetin elektrik, bazë për zhvillimin ekonomik dhe pjesë e çmimit të energjisë

Investimet në modernizimin e rrjetit elektrik janë të domosdoshme për furnizim më të sigurt me energji elektrike, uljen...

HELLENiQ ENERGY planifikon të investojë mbi një miliard euro në energji të rinovueshme në Rumani deri në vitin 2030

Kompania energjetike HELLENiQ ENERGY planifikon të investojë mbi një miliard euro në Rumani deri në vitin 2030, me...

TRIM & LUM merr çmimin „TOP Investitor “ në TOP 100 të Odës Ekonomike

Kompania TRIM & LUM është shpërblyer me çmimin „Top Investitor“ në kuadër të manifestimit TOP 100, të organizuar...

Bien ndjeshëm çmimet e naftës dhe benzinës në Maqedoni!

mimet e benzinave pas mesnate do të lirohen për 7 denarë për litër, përcjell TV21. Ndërkaq, sipas Komisionit...