Qeveria sot miratoi ribalancimin e buxhetit – parashikohen të ardhura të rritura prej një përqind

Data:

Shpërndaje:

Qeveria i dha dritë jeshile propozim rishikimit të buxhetit i cili parashikon të ardhura më të larta me rreth një përqind krahasuar me buxhetin fillestar. Sipas Ministrisë së Financave, rritja prej rreth 3.5 miliardë denarësh është kryesisht për shkak të rritjes së të ardhurave jo-tatimore dhe mjeteve të veta të institucioneve.

Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska Koçoska tregoi se shpenzimet totale janë planifikuar në një nivel prej 403.7 miliardë denarësh. Ndryshimi parashikon mjete për pagesën e pagave, pensioneve, shpenzimeve kapitale, si dhe projekteve.

“Janë siguruar mjete shtesë për pagesën e pensioneve të rritura, kostot kalimtare dhe, më e rëndësishmja, sigurimin e 300 milionë denarëve shtesë për shpenzimet kapitale. Shpenzimet kapitale janë planifikuar të arrijnë në 47.5 miliardë denarë, dhe ndryshimet kanë për qëllim shtimin e mjeteve për të nxitur zbatimin e projekteve, siç është konfirmuar tashmë nga zbatimi i mirë, kryesisht në Ministrinë e Mbrojtjes”, tha Gordana Dimitrieska Koçoska – Ministre e Financave.

Koçoska beson se me rishikimin e buxhetit, do të arrijnë rritjen e parashikuar prej 3.7% që ishte parashikuar në buxhetin e vitit 2025. Ajo gjithashtu beson se inflacioni do të ulet dhe çmimet e produkteve bazë ushqimore do të stabilizohen.

“Inflacioni, i cili regjistroi një trend rritës në fillim të vitit, pritet të stabilizohet më tej dhe parashikohet në një nivel prej 2.8 përqind. Ne e bazojmë parashikimin e inflacionit në pritjet për zbatim të vazhdueshëm të rregulloreve ligjore, kryesisht ligjit për praktikat e padrejta tregtare që duhet të parandalojnë rritjen e padrejtë të çmimeve, veçanërisht për produktet bazë ushqimore”, u shpreh Gordana Dimitrieska Koçoska – Ministre e Financave.

Koçoska tregoi se borxhi publik deri në fund të vitit do të arrijë në rreth 62.1 përqind. /Alsat.mk

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

„Replek“ synon tregje të reja: 14.7 milionë euro eksport në 9 muaj dhe katër produkte të reja deri në fund të vitit

  Kompania farmaceutike „Replek“ po synon zgjerimin e pranisë në tregjet ndërkombëtare dhe rritjen e eksporteve. Kompania po merr...

Limak Skopje shpallet “Kapaciteti më i mirë akomodues për 2026”

Limak Skopje Luxury Hotel është vlerësuar me çmimin “Kapaciteti më i mirë akomodues për 2026”, në kuadër të...

Banka Botërore: Maqedonia e Veriut duhet ta ndryshojë modelin e rritjes ekonomike

Maqedonia e Veriut ka shënuar përparim ekonomik që nga pavarësia. Por, në 17 vitet e fundit ka mbetur...

Banka Popullore: Qytetarët dhe kompanitë kursyen mbi 5 milionë euro një vit pas futjes së SEPA-s

Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut sot shënon një vit nga hyrja operative e vendit tonë në Zonën...