Shporta sindikale më e lartë për 1.000 denarë! Çmimet në markete janë rritur! Shtrenjtohet qumështi, mishi, djathi, vezët

Data:

Shpërndaje:

Çmimet në markete po i thyejnë rekorde. TV21 vizitoi disa zinxhirë më të mëdhenj të marketeve. Regjistroi çmime më të larta për së paku 10 deri në 20% për mishin, qumështin, djathit, kaçkavallin, vezët, orizin, kafenë në raport me javën e kaluar, kur përfunduan masat e Qeverisë për marzhe dhe çmime të ngrira. Janë shtrenjtuar edhe artikujt për higjienë si dhe fruta-perimet. Çmimi i qershive është 1.359 denarë për një kilogram, shalqiri 219 denarë për kilogram. Banania dhe molla kanë arritur deri në 100 denarë, limoni 150 denarë. Nga Lidhja e sindikatave thonë se kjo është e papërballueshme. Shporta me 63 produktet e tyre themelore, vetëm këtë javë është më i lartë për 1.000 denarë.

“Vlera e shportës minimale sindikale pas disa ditëve nga skadimi i masës është rritur rreth 1.000 denarë, që na tregon se nëse këto 63 produkte ushqimore themelore vetëm për disa ditë kanë ndryshim në çmim, flasim për ndryshim të çmimeve prej 20, 30, 50 dhe 70 denarë, atëherë çfarë mbetet me produktet tjera”, tha Sllobodan Trendafillov.

Thonë se çmimet rriten shumë shpejtë andaj pagat duhet menjëherë të rriten që të mund të përballohet kjo tronditje e çmimeve. Kërkojnë masa të menjëhershme nga Qeveria.

“Gjithë kohës vazhdimisht flasim se tregtarët nuk janë të drejtë dhe po e shfrytëzojnë çdo moment kur nuk ka mesa për të shpenzuar pagat e ulëta të punëtorëve”, deklaroi Trendafillov.

Qeveria do të reagojë nëse çmimet rriten. Por këtë duhet ta konfirmojë Inspektorati i Tregut. Ministri i ekonomisë, Besar Durmishi dje kërcënoi me masa më të ashpra nëse çmimet i risin çmimet. Sipas tij, kufiri i lartë i shtrenjtimit duhet të jetë mes 15 dhe 20% për të reaguar.

“Nëse shkohet me rritjen e çmimeve të themi 10,15 apo 20% për produkte të caktuara dhe nëse këtë e konfirmon ISHT, d.m.th në formë të shkruar na informojnë, ne kemi sektor brenda që bënë analiza në bazë të të dhënave të marra nga ISHT dhe në bazë të atyre analizave dhe në bazë të atyre të dhënave do të sjellim, përsëri po them, masa më ashpra”, deklaroi Durmishi.

Qeveria edhe pse paralajmëroi për në muajin prill, ende nuk publikoi sa peshon shporta mesatare konsumuese që e matin disa institucione publike. Tani për tani vetëm dihet se do të matet për një familje treanëtarëshe e jo katërarnëtarëshe.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Në Shkup u hap Samiti “Maqedonia2025” – fokus në rritje ekonomike, reforma dhe digjitalizim

Me mesazhe të forta për nevojën e rritjes së përshpejtuar ekonomike, reformave institucionale, transformimit digjital dhe bashkimit kombëtar...

Shqipëri-Maqedoni, lidhje më e mirë dhe heqje e doganave për rritje të tregtisë

“Korridori 8 është projekt strategjik, i cili i vendos vendet tona në arkitekturën evropiane të transportit. Rruga drejt...

Nikollovski: Nuk ndërtojmë autostrada vetëm për turizëm, por për zhvillim ekonomik

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikoloski, ka deklaruar se vendi po hyn në një cikël të madh investimesh infrastrukturore,...

Ines Muçostepa: Thirrje për rritje të investimeve dhe bashkëpunim më të fortë Shqipëri–Maqedoni e Veriut

Në një forum ekonomik rajonal, Ines Muçostepa theksoi nevojën për thellim të bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Maqedonisë...