Sa të huaj punojnë në Shqipëri dhe nga cilët vende janë?

Data:

Shpërndaje:

Në Shqipëri, rreth 22 mijë të huaj kanë leje qëndrimi, prej të cilëve 54% për punë.

Instituti i Statistikave (INSTAT) njoftoi se po zgjerohet spektri i shtetasve të huaj që vijnë në Shqipëri për punësim, bashkim familjar ose arsye të tjera. Shumica e tyre janë persona me origjinë nga Kosova, Italia dhe Turqia, përcjell portali Monitor.

Në fund të vitit të kaluar, numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri ishte 21,940, një rritje prej 2.2% krahasuar me vitin paraprak.

Nga numri total, afërsisht 12 mijë janë për punë. Burrat përbëjnë 61.9% të të huajve me leje qëndrimi, ndërsa gratë 38.1%.

“Grupi më i përfaqësuar moshor është ai nga 30 deri në 39 vjeç”, thekson INSTAT.

Gjatë vitit 2024, numri i personave me origjinë nga Kosova arriti 4,592, një rritje prej 23.7% krahasuar me vitin 2023, ndërsa numri i personave me origjinë nga Italia ishte 3,763, një rritje prej 11.5% krahasuar me vitin paraprak.

Ka rritje edhe tek personat nga vendet aziatike, me 20.1% (4,545 persona), si dhe nga Amerika dhe Afrika me 23.4% (3,028 persona).

Punësimi është arsyeja kryesore për dhënien e 54.3% të lejeve të qëndrimit, pasuar nga bashkimi familjar me 24.5%, arsye të tjera 16.3%, studime 4% dhe qëllime humanitare 0.9%./Monitor.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Qeveria miratoi Ribalancin e plotësuar

Qeveria në mbledhjen e saj miratoi Ribalancin e plotësuar të Buxhetit për vitin 2026, ku implementohen amendamentet e...

Rriten çmimet e karburanteve në vend

Rriten çmimet e karburanteve në vend. Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, benzina Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper...

Banka Popullore i hapi dyert për gjeneratën e re të praktikantëve përcjell Zhurnal.mk .

Gjenerata e re e ekonomistëve, juristëve, specialistëve të IT‑së dhe analistëve financiarë do të ketë mundësi të shohë...

Sot do të mblidhet Këshilli Ekonomiko-Social

Sot do të mbajë mbledhje Këshilli Ekonomiko-Social, pas së cilës pritet që zyrtarisht të fillojë zbatimi i shportës...