Kroatët kërkojnë mbledhës të rrushit, është publikuar edhe paga

Data:

Shpërndaje:

Sezoni i vjeljes së rrushit ka filluar në vreshtat e Kroacisë, ndërsa prodhuesit e mëdhenj përsëri përballen me mungesë fuqie punëtore.

Internetin e kanë mbushur shpallje ku kërkohen mbledhës të rrushit. Krauthaker në Kutjevo kërkon 30 persona, Belje në Baranja kërkon 20, Anđelini në Gačišća kërkon 20, ndërsa Budimci në Darda kërkon 10 persona… Disa ofrojnë pagë bruto prej 970 euro në muaj (paga minimale), të tjerë paguajnë në orë.

Në Kroacinë lindore, mbledhësit janë kryesisht persona të moshuar: pensionistë dhe të papunë. Shumë vreshtarë paguajnë nga 6 deri në 8 euro në orë ose një pagesë ditore prej rreth 50 euro në mesatare. Akomodimi zakonisht nuk ofrohet.

Koha e planifikuar për vjelje është zakonisht deri në fund të shtatorit. Këtë vit, vjelja ka filluar më herët për shkak të ndryshimeve klimatike. Vreshtarët presin një vit të mirë – verë cilësore dhe sasi të mirë, transmeton Danica.hr.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Qeveria miratoi Ribalancin e plotësuar

Qeveria në mbledhjen e saj miratoi Ribalancin e plotësuar të Buxhetit për vitin 2026, ku implementohen amendamentet e...

Rriten çmimet e karburanteve në vend

Rriten çmimet e karburanteve në vend. Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, benzina Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper...

Banka Popullore i hapi dyert për gjeneratën e re të praktikantëve përcjell Zhurnal.mk .

Gjenerata e re e ekonomistëve, juristëve, specialistëve të IT‑së dhe analistëve financiarë do të ketë mundësi të shohë...

Sot do të mblidhet Këshilli Ekonomiko-Social

Sot do të mbajë mbledhje Këshilli Ekonomiko-Social, pas së cilës pritet që zyrtarisht të fillojë zbatimi i shportës...