Restoranti që bashkon gratë nga Gjilani, iniciatoret tregojnë se si lindi ideja për ta hapur biznesin e përbashkët

Data:

Shpërndaje:

Dy gra nga Gjilani, të cilat janë edhe në lidhje familjare, tashmë partnere në biznes gëzojnë një raport të shkëlqyer dhe me pozitivitetin e tyre kanë vendosur ta ndajnë biznesin edhe me gra të tjera, duke u kujdesur për mikpritjen unike ndaj tyre.

Ato kanë themeluar një biznes, duke hapur një restorant me ambient dedikuar vetëm grave dhe vajzave në këtë komunë.

Lirie Berisha – Biçkaj dhe Qëndresa Ibraj – Berisha, janë dy gra  që kanë hapur biznesin e tyre në Gjilan, i cili ofron shërbime nga më të ndryshmet.

Qëndresa dhe Liria rrëfejnë për Telegrafin rrugëtimin e tyre deri tek suksesi që e gëzojnë sot, duke treguar arsyen e hapjes së lokalit vetëm për gra, ato thonë se nuk është diskriminim për burrat, por ideja ishte për t’u krijuar grave dhe vajzave diçka që atyre t’iu duket si në shtëpi.

Liria thotë se ideja për hapjen e këtij lokali ka qenë e kunatës së saj, Qendresës për të sjellë diçka shumë më ndryshe jo vetëm në Gjilan, por në të gjithë rajonin.

“Ne gjithmonë kemi dashtë me kriju diçka, por qëllimi ka qenë për diçka që qyteti i Gjilanit nuk e ka, apo edhe i gjithë rajoni, sepse ka ndoshta lokale vetëm për gra, por jo restorante. Jo vetëm kaq, po edhe për mënyrën e shërbimit dhe gjithçka që ne ofrojmë”, ka thënë Liria për Telegrafin.

Mirëpo, sipas tyre ideja do të kishte mbetur vetëm në mendje po të mos ta kishin pasur edhe mbështetjen financiare nga njeriu më përkrahës i tyre.

Liria thotë se përkrahjen më të madhe e kanë pasur nga babai i saj dhe tashmë ai është shumë i kënaqur me punën dhe bashkëpunimin që kanë

“Përveç asaj morale, e kemi pasur edhe mbështetjen financiare, kështu që jemi falënderuese dhe si rezultat ne mundohemi me ia shpërbly me punë”, ka theksuar ajo.

Si lindi ideja për emrin e restorantit?

Liria tutje tregon se nga ka lindur ideja për emrin që mban restoranti.

“Gjithmonë e kemi menduar për mënyrën e shërbimeve, për mënyrën e orendive brenda dhe pasi qëllimi ka qenë të krijohet diçka vetëm për femra, atëherë është dashtë me qenë diçka e përbashkët. Kështu që emri NAN’at përkufizon më së miri gjininë femërore”, theksoi ajo.

“Na nana jemi vet, nanat i presim, vajzat e reja presin me u bë nana. Pra, kjo ka qenë ideja e emrit”, ka thënë ndër të tjera Liria.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Rritet çmimi naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë ka njoftuar çmimet e reja me pakicë të derivateve të naftës, sipas të cilave...

Eko Fluid në Forumin e Biznesit: Ekonomia qarkulluese është e ardhmja

Kompania Eko Fluid, përmes drejtorit ekzekutiv, dr. Besnik Ademi, mori pjesë në punëtorinë e parë me temë “Inovacioni,...

Nis pagesa e K-15 në sektorin privat, minimumi për vitin 2026 është 19.116 denarë

Kompanitë e sektorit privat tani mund të fillojnë të paguajnë kompensimin vjetor të pagës (K-15), me shumën minimale...

VMRO-DPMNE: Janë siguruar 31,7 milionë euro nga Plani i Rritjes

VMRO-DPMNE tregoi se reformat vijnë me shumë përkushtim, punë dhe përgjegjësi, dhe sjellin rezultate konkrete. Një nga prioritetet...