Biznes me lajme të rreme

Data:

Shpërndaje:

Këto lajme klikohen shumë më tepër se sa lajmet e mediave serioze të bazuara te faktet dhe përhapen më tepër. Por, përse ndodh kjo? Një studim i London School of Economics and Political Science (LSE) tregon spektrin e gjerë të ‘fake news’.

Ndër to, sipas studimit, nuk bëjnë pjesë vetëm lajmet e rreme, por edhe lajmet e njëanshme, që e orientojnë vëmendjen në një drejtim të caktuar. Po ashtu në ‘fake news’ bëjnë pjesë edhe thashethemet, përcjell albinfo.ch.

Siç raporton DW, në rastin e incidentit të Las Vegasit akuzohen gjigandë të tillë si Google, Facebook dhe Twitter që nuk kanë bërë sa duhet për t’i kufizuar lajmet për këtë, apo se madje i kanë përhapur ato. Kështu personat që kërkonin lajme përmes Google lidheshin me një link me faqen 4chan, e cila njihet për përhapje informacionesh të gabuara në raste aktesh terroriste apo incidentesh.

Producentët profesionalë të lajmeve të rreme arrijnë të depërtojnë tek algoritmet e Google, Facebook-ut, etj., dhe t’i rendisin lajmet e tyre që të dalin të parat, kur dikush kërkon.

Me lajme të rreme mund të fitosh shumë para. Një nga faqet e shumta në Darknet ofron p.sh. për 200.000 dollarë përgatitjen e një fushate, e cila mund të provokojë dhe të shkaktojë protesta masive. Për të diskredituar një gazetar mjaftojnë 55.000 dollarë. Paketa përmban profile të rreme dhe grupe në rrjetet sociale që botojnë lajme të rreme dhe likes dhe retweets për t’i përhapur ato sa më shpejt.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

„Replek“ synon tregje të reja: 14.7 milionë euro eksport në 9 muaj dhe katër produkte të reja deri në fund të vitit

  Kompania farmaceutike „Replek“ po synon zgjerimin e pranisë në tregjet ndërkombëtare dhe rritjen e eksporteve. Kompania po merr...

Limak Skopje shpallet “Kapaciteti më i mirë akomodues për 2026”

Limak Skopje Luxury Hotel është vlerësuar me çmimin “Kapaciteti më i mirë akomodues për 2026”, në kuadër të...

Banka Popullore: Qytetarët dhe kompanitë kursyen mbi 5 milionë euro një vit pas futjes së SEPA-s

Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut sot shënon një vit nga hyrja operative e vendit tonë në Zonën...

Persona të vdekur dhe të shpërngulur kanë marrë ndihmë sociale, zbulohen mbi 4500 raste

Më shumë se 4,500 “përfitues të rremë” të ndihmës minimale të garantuar dhe sigurimeve shoqërore u zbuluan gjatë...