Qershitë janë bërë luks në Maqedoni, dhe ja sa kushtojnë në Kroaci, Itali dhe Greqi

Data:

Shpërndaje:

Që kur qershitë e para u shfaqën në Maqedoni, rrjetet sociale janë mbushur me komente rreth çmimit të tyre “astronomik”. Sa kushtojnë qershitë në Kroaci, Itali dhe Greqi?

Çmimi i qershive në Maqedoni ka shkaktuar një ortek reagimesh. Këtë vit çmimi është i lartë për shkak të ngricës së vonë të pranverës që shkatërroi korrjen e hershme të frutave. Ndërsa ne e trajtojmë këtë frut sezonal si një luks në vendin tonë, nuk është më i lirë as në Kroaci apo Itali.

Çmimi në Kroaci është rreth 9.50 euro për kilogram, dhe në Itali rreth 9.30 euro. Në Greqi, në tregje, qershitë kushtojnë nga 1.5 deri në 3 euro.

Uebsajti Greece info ka publikuar çmimet e ushqimeve në Greqi për vitin 2025, të cilat, sipas tyre, ndjekin trendin evropian dhe janë pak më të larta se vitet e kaluara.

“Shumë thonë se pavarësisht kësaj, Greqia është ende më e lirë se Maqedonia”, theksohet aty, duke vënë në dukje se çmimet e ushqimeve, produkteve dhe shërbimeve ndryshojnë nga një vend në tjetrin, nga një ishull në tjetrin.

Sidoqoftë, lista e çmimeve të përafërta që ata publikuan përpara sezonit të verës mund t’ju ndihmojë me planifikimin e buxhetit.

Çmimet e frutave dhe perimeve në Greqi:

  • Domate (kg): 2.10 €
  • Kastraveca (copë): 0,50 € – 1,60 €
  • Lakër greke: 0.56 €
  • Patate (kg): 1.00 € – 2.10 €
  • Qepë (kg): 0,50 € – 1,30 €
  • Qepë e kuqe (kg): 1,55 €
  • Qepë e njomë: 0.80 €
  • Karrota: 0.80 €
  • Spec i gjelbër (kg): 3,80 €
  • Kungull i njomë (kg): 0,80 € – 1,30 €
  • Tufë majdanozi: 0.70 €
  • Brokoli: 2.68 €
  • Selino: 1,53 € – 1,92 €
  • Spinaq (kg): 1,68 €
  • Mollë (kg): 0,90 € – 2,20 €
  • Pjeshkë (kg): 1,80 € – 2,50 €
  • Kajsi (kg): 2,60 € – 3,00 €
  • Qershi (kg): 1,50 € – 3,00 €
  • Luleshtrydhe (paketë): 2 € – 5 €
  • Shalqi (kg): 1.20 € – 2.00 €
  • Limon (kg): 0,88 €
  • Banane (kg): 1,85 €
  • Ananas: 1.58 €
  • Portokaj (kg): 0,70 € – 2,00 €

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Investimet në rrjetin elektrik, bazë për zhvillimin ekonomik dhe pjesë e çmimit të energjisë

Investimet në modernizimin e rrjetit elektrik janë të domosdoshme për furnizim më të sigurt me energji elektrike, uljen...

HELLENiQ ENERGY planifikon të investojë mbi një miliard euro në energji të rinovueshme në Rumani deri në vitin 2030

Kompania energjetike HELLENiQ ENERGY planifikon të investojë mbi një miliard euro në Rumani deri në vitin 2030, me...

TRIM & LUM merr çmimin „TOP Investitor “ në TOP 100 të Odës Ekonomike

Kompania TRIM & LUM është shpërblyer me çmimin „Top Investitor“ në kuadër të manifestimit TOP 100, të organizuar...

Mickoski: Alta Banka nuk do të përfundojë në falimentim, por do të vazhdojë të funksionojë me një pronar të ri

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se Alta Banka nuk do të përfundojë në falimentim, por do të vazhdojë të...