Projeksionet e Bankës Popullore: Rritje ekonomike dhe inflacion prej 3 përqind këtë vit

Data:

Shpërndaje:

Nga atje presin trend të mëtutjeshëm të ngadalësimit të inflacionit.

“Vlerësimet më të reja udhëzojnë për shkallë mesatare të inflacionit prej 3 për qind në vitin 2025, përkundër pikëpamjeve të tetorit për inflacion prej 2,5 për qind. Ky ndryshim i reflekton realizimet pak më të larta në tremujorin e parë të këtij viti, por edhe revizionet në ngritje të vlerësimeve për çmimin e naftës së papërpunuar dhe të produkteve themelore ushqimore në bursat botërore. Megjithatë, edhe më tej pritet që inflacioni të reduktohet në mesatare historike prej 2 për qind në vitin 2026 dhe do të mbetet në atë nivel edhe në vitin 2027. Rreziqet për inflacionin në masë të madhe ndërlidhen me tensionet gjeopolitike, paqartësinë tregtare të shkaktuar nga politikat proteksioniste, çrregullimet e zinxhirëve të furnizimit dhe faktorët klimatik”, ceket në kumtesën e Bankës popullore.

Pritjet janë se pozita e jashtme e ekonomisë në afat të mesëm do të jetë stabile. Për këtë vit parashihet thellim i matur i deficitit në 3,2 për qind të BPV-së që sipas Bankës qendrore do të dalë nga suficiti më i ulët tek të ardhurat sekondare, në pajtim me pritjet për stabilizim të shumës nominale të neto-prurjeve nga transferet private, si dhe nga zgjerimi i deficitit të mallrave dhe shërbimeve. Për periudhën 2026 – 2027 pritet përmirësim i llogarisë rrjedhëse, gjatë deficitit të projektuar të transaksioneve rrjedhëse mesatarisht prej 2,7 për qind të BPV-së. Në tërë periudhën e projektimit pritet mbetja e rezervave devizore në nivelin adekuat.

Lidhur me sistemin bankar, nga banka qendrore vlerësojnë se ai edhe më tej do të sigurojë mbështetje solide kreditore për ekonominë. Deri në fund të vitit pritet që rritja kreditore të paraqesë 9 për qind. pritet rritje edhe në afat të mesëm, por pak më e matur dhe me shkallë mesatare prej 7,3 për qind për periudhën 2026 – 2027, në kushte të pozitës solide kapitale dhe likuide të bankave. Rritja kreditore, si deri më tani, do të mbështetet nga rritja e depozitave, si burim kryesor i financimit. Në fund të vitit pritet rritje solide vjetore e depozitave prej 7,5 për qind, ndërsa në afat të mesëm për periudhën prej vitit 2026 deri në vitin 2027 prej rreth 7,7 për qind mesatarisht.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

EDS me ofertë të re në treg: 24 muaj çmim fiks për energjinë elektrike + dhuratë kondicioner inverter

Në kushte të rritjes së paqëndrueshmërisë në tregun e energjisë, kompania EDS prezantoi një ofertë të re për...

Rritje prej 16,7 përqind të çmimit të banesave në tremujorin e parë të këtij viti në Maqedoninë e Veriut

Në tremujorin e parë të këtij viti banesat në Shkup u shtrenjtuan për 16,7 përqind në nivel vjetor,...

Ja kur pritet ulja e çmimit të naftës?

Rritje rekorde e çmimeve të naftës në Kosovë pritet të marrë fund. Kjo pas zhvillimeve globale dhe një...

Bien çmimet e naftës pas armëpushimit SHBA-Iran

Armëpushimi mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit është pritur me interes të madh nga tregtarët e naftës. Rruga jetike e...