Mendi Qyra shpall kandidaturën e pavarur për Kryetar të Komunës së Strugës – Mbështetje e fuqishme nga biznesi dhe qytetarët

Data:

Shpërndaje:

Biznesmeni i njohur shqiptar nga Maqedonia e Veriut dhe Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, Mendi Qyra, ka shpallur kandidaturën si i pavarur për Kryetar të Komunës së Strugës.

Kandidimi i tij ka ardhur siç thuhet si përgjigje ndaj kërkesës së vazhdueshme nga komuniteti i biznesit dhe nga një pjesë e gjerë e qytetarëve dhe grupeve të interesit të Strugës, të cilët e shohin zotin Qyra një figurë të besueshme, me integritet të lartë dhe me përvojë të dëshmuar në zhvillim ekonomik dhe menaxhim të suksesshëm.

Në një moment kur Struga ka nevojë për vizion të qartë, investime strategjike dhe udhëheqje efikase, figura e z.Mendi Qyra vlerësohet dhe vjen si një alternativë serioze për ndryshimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të kësaj komune me bukuri të rrallë natyrore dhe potencial të madh ekonomik.

Kandidatura e tij ka marrë sot një mbështetje të fuqishme edhe nga Forumi Ekonomik Mbarëshqiptar, një strukturë që përfaqëson interesat e bashkëpunimit ekonomik mes shqiptarëve në rajon dhe diasporë.

“Struga ka nevojë për punë, jo për fjalë. Ka nevojë për investime, jo për premtime boshe. Unë jam gati të vë përvojën time në shërbim të qytetit tim.”, është shprehur z. Qyra.

Figura të spikatura si z. Mendi Qyra i bëjnë nder komunitetit të’ Strugës dhe gjithë shqiptarëve, sepse përfaqësojnë vlerat e punës, të suksesit dhe të përkushtimit ndaj së mirës së përbashkët.(INA)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Shporta minimale sindikale në shtator arrin në 69.432 denarë

Vlera e shportës minimale sindikale për muajin shtator 2026 është 69.432 denarë, njoftoi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë...

Në vitin 2024, 4,7 për qind nga ndërmarrjet vendore ishin filiale të huaja

Në vitin 2024, 3.280  ose 4,7 për qind nga ndërmarrjet në sektorin afarist  ishin filiale të huaja –...

Dimitrovski: Dialogu me Bullgarinë duhet të vazhdojë në frymën e respektimit të ndërsjellë të të drejtave

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Zoran Dimitrovski, sot mori pjesë në edicionin e pestë...

Rubini i Maqedonisë hyn në një fazë të re të mbrojtjes, certifikimit dhe promovimit

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para të hënën, më 21 shtator, do të njoftojë aktivitetet e...