Kina lë pas Gjermaninë dhe Japoninë dhe bëhet eksportuesi më i madh në botë i makinave

Data:

Shpërndaje:

Në dy dekadat e fundit, Kina ka kaluar nga një prodhues modest makinash, në vendin me numrin më të madh të eksporteve të automjeteve në rang global, duke lënë pas gjigantë si Japonia dhe Gjermania.

Ky zhvillim është ndihmuar nga investimet shtetërore, automatizimi i industrisë dhe një treg i brendshëm masiv, që i dha fillimisht hov prodhimit.

Me rënien e kërkesës në tregun vendas, Kina ka rritur eksportet, veçanërisht në segmentin e automjeteve elektrike (EV). Marka si BYD janë shfaqur si eksportues të rëndësishëm, duke ofruar automjete me çmime më të ulëta krahasuar me konkurrentët perëndimorë, pjesërisht falë subvencioneve dhe kostove më të ulëta të prodhimit.

Përballë kësaj rritjeje, SHBA dhe BE kanë vendosur barriera tregtare, përfshirë tarifat ndaj automjeteve kineze, veçanërisht ato elektrike.

Ndërkohë, prodhuesit kinezë po eksportojnë edhe automjete me motorë me djegie të brendshme, kryesisht drejt Rusisë, Amerikës Latine dhe Lindjes së Mesme, shpesh me çmime të ulëta për të ulur tepricat në prodhim.

Sipas analistëve të industrisë, Kina ka një rol të fortë në zinxhirin global të furnizimit për bateritë e automjeteve elektrike, gjë që e ndihmon të mbajë kostot e ulëta dhe të jetë konkurruese në tregun ndërkombëtar, pavarësisht sfidave tregtare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Investimet në rrjetin elektrik, bazë për zhvillimin ekonomik dhe pjesë e çmimit të energjisë

Investimet në modernizimin e rrjetit elektrik janë të domosdoshme për furnizim më të sigurt me energji elektrike, uljen...

HELLENiQ ENERGY planifikon të investojë mbi një miliard euro në energji të rinovueshme në Rumani deri në vitin 2030

Kompania energjetike HELLENiQ ENERGY planifikon të investojë mbi një miliard euro në Rumani deri në vitin 2030, me...

TRIM & LUM merr çmimin „TOP Investitor “ në TOP 100 të Odës Ekonomike

Kompania TRIM & LUM është shpërblyer me çmimin „Top Investitor“ në kuadër të manifestimit TOP 100, të organizuar...

Bien ndjeshëm çmimet e naftës dhe benzinës në Maqedoni!

mimet e benzinave pas mesnate do të lirohen për 7 denarë për litër, përcjell TV21. Ndërkaq, sipas Komisionit...