Falsifikimi i Lekut zbriti në nivelin më të ulët historik për 2024

Data:

Shpërndaje:

Në vitin 2024 janë sekuestruar 156 copë kartëmonedha kombëtare të falsifikuara në qarkullim, kundrejt 195 copëve në vitin 2023, si dhe 50 copë monedha metalike. Për sa i përket shpërndarjes të kartëmonedhave të falsifikuara sipas prerjeve, peshën kryesore e mbajnë prerjet 1000 Lekë dhe 2000 Lekë, të ndjekura nga prerja 5000 Lekë.

TIRANË- Falsifikimi i Lekut pësoi rënie gjatë vitit kaluar. Banka e Shqipërisë raporton se koeficienti i kartëmonedhave të falsifikuara për çdo 1 milion kartëmonedha në qarkullim vitin e kaluar zbriti në 1 për një milion, nga 1.3 për një milion që kishte qenë në vitin 2023. Njëkohësisht, ky tregues ka prekur nivelin më të ulët historik.

Në vitin 2024 janë sekuestruar 156 copë kartëmonedha kombëtare të falsifikuara në qarkullim, kundrejt 195 copëve në vitin 2023, si dhe 50 copë monedha metalike. Për sa i përket shpërndarjes të kartëmonedhave të falsifikuara sipas prerjeve, peshën kryesore e mbajnë prerjet 1000 Lekë dhe 2000 Lekë, të ndjekura nga prerja 5000 Lekë. Numri më i madh i kartëmonedhave false i takon serisë së vjetër me 133 copë, të cilat zinin 85% të totalit, në dallim nga seria e re, e cila ka një cilësi të lartë dhe elemente të forta sigurie. Monedha metalike me prerje 50 lekë vijon të jetë e vetmja monedhë e falsifikuar, por në sasi të ulët dhe të papërfillshme.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Dimitrieska: Investimet janë thelbësore për zhvillimin ekonomik

Ciklin investues që kemi pasur gjatë periudhës së fundit duhet ta ruajmë. Gjatë 10 tremujorëve të njëpasnjëshëm kemi...

Mickoski: Maqedonia ka bindshëm çmimet më të ulëta të karburantit në Evropë

Maqedonia ka bindshëm çmimet më të ulëta të karburantit në Evropë, tha kryeministri Hristijan Mickoski. Mickoski tha se...

Nikolloski: Transporti i qëndrueshëm dhe tranzicioni i gjelbër e bën Maqedoninë lidere në rajon

Kombinimi i transportit të qëndrueshëm dhe tranzicionit të gjelbër është diçka që Maqedoninë e bën lidere në rajon,...

Rriten çmimet e shërbimeve të hotelerisë

Të hash një drekë në restorant, të pish një kafe apo të kalosh një mbrëmje në një lokal,...