Do të ketë mbyllje të marketeve dhe pushime nga puna nëse kufizohen marzhet, Oda e Tregtisë kërkon takim urgjent me Qeverinë e RMV-së

Data:

Shpërndaje:

Oda Ekonomike e Tregtarëve me Shumicë dhe Pakicë, kryesisht në produkte ushqimore dhe jo ushqimore, pije dhe duhan, kërkon takim urgjent me Qeverinë lidhur me vendimin për kufizimin e marzheve.

Siç njoftojnë nga Oda vendimi që përcakton kufirin e marzhit prej 10 për qind do të vërë në pikëpyetje mbijetesën e tregtarëve me pakicë dhe ata do të detyrohen të pushojnë nga puna dhe të mbyllin dyqanet.

Dëmet, sipas Odës, do të jenë të mëdha, pasi rrezikohet mbijetesa e 86 kompanive tregtare me 790 dyqane dhe 4700 punonjës.

“Ne e sfidojmë plotësisht vendimin për të kufizuar marzhet në 10 për qind. Ne nuk do të mund të mbijetojmë me këtë lloj marzhi. Ne do të duhet të marrim vendime kufizuese për të pushuar nga puna punonjësit tanë, për të ristrukturuar operacionet dhe për të mbyllur marketet. Prandaj kërkojmë urgjentisht të gjendet një zgjidhje e përbashkët. Ne sugjerojmë të merren parasysh analizat që kanë treguar se tregjet nuk janë përgjegjëse për rritjen e çmimeve, por përkundrazi se politika e çmimeve drejtohet nga furnitorët dhe prodhuesit”, thonë nga Oda.

Nga Oda e Tregtisë shtojnë gjithashtu se deri më tani asnjë qeveri nuk ka ndërhyrë në formimin e çmimeve./Telegrafi/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Qeveria miratoi Ribalancin e plotësuar

Qeveria në mbledhjen e saj miratoi Ribalancin e plotësuar të Buxhetit për vitin 2026, ku implementohen amendamentet e...

Rriten çmimet e karburanteve në vend

Rriten çmimet e karburanteve në vend. Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, benzina Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper...

Banka Popullore i hapi dyert për gjeneratën e re të praktikantëve përcjell Zhurnal.mk .

Gjenerata e re e ekonomistëve, juristëve, specialistëve të IT‑së dhe analistëve financiarë do të ketë mundësi të shohë...

Sot do të mblidhet Këshilli Ekonomiko-Social

Sot do të mbajë mbledhje Këshilli Ekonomiko-Social, pas së cilës pritet që zyrtarisht të fillojë zbatimi i shportës...