ASK: Mbi 762 mijë vizitorë në Kosovë gjatë vitit 2025, rritje e ndjeshme e turizmit

Data:

Shpërndaje:

Prishtinë,10 qershor, Zhurnal.mk – Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar raportin vjetor për Statistikat e Hotelerisë dhe Turizmit për vitin 2025, i cili tregon një rritje të numrit të vizitorëve dhe net-qëndrimeve krahasuar me vitin paraprak.

Në kuadër të hulumtimit të Hotelerisë dhe Turizmit, në vitin 2025, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) ishte 762,836, prej tyre 39,3 %, ishin vendorë dhe 60,7 % ishin të jashtëm.

Numri i net-qëndrimeve ishte 1 mijw e 653 390, prej tyre 45,4 % nga vendorët dhe 54,6 % nga të huajt.

Në vitin 2025 numri i vizitorëve vendor është rritur për 9,1 % në raport me vitin 2024, net-qëndrimet vendore janë rritur për 8,0 %.

Gjatë vitit 2025, numri i vizitorëve të huaj shënoi rritje prej 9,4 % krahasuar me vitin paraprak (2024).

Në total u regjistruan 463 092 vizitorë të huaj, ndërsa numri më i madh i tyre ishte nga Shqipëria, Gjermania, Zvicra, Turqia, etj.

Në vitin 2025, numri i individëve që kanë pasur te paktën 1 udhëtim me net-qëndrimi brenda apo jashtë Kosovës është 639 945.

Të dhënat e paraqitura më poshtë janë grumbulluar nga pikat kufitare të Republikës së Kosovës.

Gjatë periudhës janar–dhjetor 2025, numri i hyrjeve të shtetasve të huaj në territorin e Republikës së Kosovës arriti në 7 465 625. përcjell Zhurnal.mk .

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Shporta minimale sindikale në shtator arrin në 69.432 denarë

Vlera e shportës minimale sindikale për muajin shtator 2026 është 69.432 denarë, njoftoi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë...

Në vitin 2024, 4,7 për qind nga ndërmarrjet vendore ishin filiale të huaja

Në vitin 2024, 3.280  ose 4,7 për qind nga ndërmarrjet në sektorin afarist  ishin filiale të huaja –...

Dimitrovski: Dialogu me Bullgarinë duhet të vazhdojë në frymën e respektimit të ndërsjellë të të drejtave

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Zoran Dimitrovski, sot mori pjesë në edicionin e pestë...

Rubini i Maqedonisë hyn në një fazë të re të mbrojtjes, certifikimit dhe promovimit

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para të hënën, më 21 shtator, do të njoftojë aktivitetet e...