Çfarë po ndodh në QKB?! Tjetërsohen administratorët e bizneseve si iu do qefi titullarëve

Data:

Shpërndaje:

Ashtu si shumë institucione të tjera, duket se edhe Qendra Kombëtare e Biznesit është kthyer në një qendër dallaveresh. Janë me mijëra biznese të regjistruara aty, por kur vjen puna te zbatimi ligjit, nuk do t’ia dijë kush.

Bizneset që janë të detyruar të kryejnë veprime me Qendrën Kombëtare të Bizneseve duhet të jenë të përgatitur për çdo lloj surprize që ky institucion të rezervon.

Aplikimi i shërbimeve shtetërore online ka si qëllim mos sorollatjen e njerëzve në marrjen e dokumenteve shtetërore e për t’i çuar në një tjetër zyrë, dhe këto duhet t’i realizojnë vetë administrata shtetërore, ndërsa qytetarët duhet të bëjnë vetëm kërkesën online.

Dhe një procedurë e thjeshtë duket se është kthyer në mankth për qytetarët, pasi QKB-ja është kthyer në një institucion që i ndërron administratorët sipas qejfit, pa njoftim zyrtar, pa u bazuar në ligj, apo në ndonjë kërkesë apo format tjetër që e detyroin këtë institucion të kryejë një lëvizje të tillë administratorësh pa vënë në dijeni bizneset e interesuar.

I akuzuar shpeshherë në media si një institucion që tjetërson, apo më keq grabit pronat e qytetarëve, tashmë QKB-ja “e rilindur” virtualisht nga drejtoresha Iris Ago ka nisur të tjetërsojë dhe administratorët, duke krijuar një kaos total për kryerjen e veprimeve deri sa të vërë në rrezik dhe bllokimin e bizneseve.

Në emër të kujt i bën këto tjetërsime QKB-ja? Apo këto vijnë si pasojë e gabimeve të pseudo-ekspertëve të zyrës juridike të rekrutuar mbi preferencat e drejtoreshës dhe jo meritokracisë, që e kanë kthyer këtë institucion në një gangrenë për bizneset, ku sa mbaron njëri hall, u del një tjetër i ri, edhe më i madh se i pari.

Gjithsesi, e vetmja gjë që mbetet për të thënë dhe bërë është një apel ndaj bizneseve, që duhet të bëjnë kujdes kur të venë për të realizuar veprime pranë QKB-së, se ashtu si pasiguria me të dhënat e administruara nga ky institucion, tashmë mund të prezantohen me ndonjë administrator të ri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Rubini i Maqedonisë hyn në një fazë të re të mbrojtjes, certifikimit dhe promovimit

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para të hënën, më 21 shtator, do të njoftojë aktivitetet e...

Shtrenjtohet sërish ari

Çmimi i arit sot është sërish në rritje në tregjet botërore, duke vazhduar rimëkëmbjen pas rënies në mes...

Fondit pensional i mungojnë rreth 1 miliardë euro në vit, Velkovski thotë se pensionet janë të sigurta

Fondi shtetëror i pensioneve ka mungesë prej rreth një miliard euro në vit për pagesat e pensioneve, dhe...

Mickoski thotë se kursimet ditore të qytetarëve në dizel janë më shumë se 250.000 euro

Nëse nuk do të ishte marrë vendim për uljen e akcizës, çmimi i karburantit dizel do të kishte...