Muharremi: Krizat kërkojnë menaxhim të matur, jo eskalim

Data:

Shpërndaje:

Njohësi i integrimeve evropiane, Shenoll Muharremi, ka theksuar se menaxhimi i krizave është një detyrë e rëndësishme për ata që mbajnë pozita të larta publike.

Ai ka komentuar se shpallja e “rritjes ekonomike rekord” në kohë inflacioni mund të përkeqësojë situatën, duke nxitur rritjen e çmimeve.

Sipas tij, krizat kërkojnë një qasje të kujdesshme dhe të mençur, dhe jo një eskalim që mund të shkaktojë pasoja të tjera negative.

“Tani Ministri po ankohet se ka pasur shumë kriza gjatë mandatit. Metëvërtetë, ndonjëherë yjet ‘konspirojnë’ kundër nesh! Por është detyrë e jonë, sidomos kur kemi poste të larta publike, të përpiqemi të jemi sa më të urtë dhe të zgjuar që mundemi për të gjetur zgjidhjet më të përshtatshme me kohë. Jo të deklarojmë “KEMI RRITJE EKONOMIKE REKORDE” në kohë inflacioni, sepse kjo vetëm sa e stimulon rritjen e çmimeve. Nuk ishte qeveria gjermane ‘naive’ që e gjynjëzoj ekonominë e vet artificialisht dhe flirtoj me recesionin për të shkatërruar (JO STIMULUAR) kërkesën në treg. Secila krizë kërkon menaxhim të matur, jo eskalim. Pra, problemi nuk është vetëm tek krizat, por edhe tek mënyra se si ato menaxhohen”, shkroi ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Në vitin 2024, 4,7 për qind nga ndërmarrjet vendore ishin filiale të huaja

Në vitin 2024, 3.280  ose 4,7 për qind nga ndërmarrjet në sektorin afarist  ishin filiale të huaja –...

Rriten çmimet e benzinës, ulet çmimi i dizelit

Çmimet e karburanteve në Maqedoninë e Veriut pësojnë ndryshime. Eurosuper BS-95 do të shitet për 100,50 denarë për...

Fitch mban rejtingun e Maqedonisë në BB+: Rritja ekonomike arrin 4.3 për qind

Agjencia për rejting kreditues “Fiç” e konfirmoi rejtingun kreditues të Republikës së Maqedonisë në nivel “BB+” me perspektivë...

Limani: “Së shpejti nisin punimet për urën e re, do të lehtësojë ndjeshëm trafikun”

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka folur për realizimin e projektit për ndërtimin e urës së...