Ndryshon deklarata e statusit personal, përfitime mujore nga baza tatimore

Data:

Shpërndaje:

Drejtoria e Tatimeve ka njoftuar ndryshime në deklaratën e listëpagesës nga muaji janar.

Në zbatim të ligjit të ri “Për tatimin mbi të ardhurat”, të gjithë të punësuarit do të duhet të plotësojnë deklaratën mbi statusin personal.

“Me anë të këtij dokumenti, i punësuari kërkon që zbritjet e parashikuara në ligjin e ri të ‘Tatimit mbi të ardhurat’ t’i përfitojë në mënyrë të përmuajshme. Në këtë mënyrë, paga neto gjatë një muaji do të jetë më e lartë, pra, do të tatohet më pak dhe nuk do të presë që tatimi i mbajtur të përllogaritet në deklaratën individuale në fund të vitit, pasi të ketë mbaruar i gjithë viti ushtrimor,” thotë Rozana Çelmeta, drejtore e Proceseve të Biznesit në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.

Të punësuarit kanë të drejtë t’i përfitojnë zbritjet nga baza tatimore vetëm nëpërmjet një subjekti punëdhënës.

“Kjo është e rëndësishme për faktin që individi ka të drejtën që zbritjet nga baza tatimore t’i përfitojë gjatë një periudhe mujore. Të drejtën për të përfituar këto zbritje i ka vetëm me tatimpaguesin me të cilin ka nënshkruar deklaratën e statusit,” tregon znj. Çelmeta.

Meqë ky është viti i parë i aplikimit të këtyre ndryshimeve, deklarata do të duhet të nënshkruhet si nga punëmarrësit e rinj, edhe ata aktualë, të cilët ndodhen aktualisht në një marrëdhënie pune.

Të vetmet kategori që përjashtohen nga detyrimi për t’u deklaruar janë individët e vetëpunësuar, si dhe punonjësit e papaguar pranë familjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Katër milionë euro për automjete dhe pajisje – mbështetje nga BE-ja për Drejtorinë e Doganave në luftën kundër krimit të organizuar dhe tregtisë së...

Drejtoria e Doganave ka marrë mbështetje nga Bashkimi Evropian në vlerë prej 4 milionë eurosh. Njëzet e një...

Mickoski: Mbështesim investimet që nenkuptojnë më shumë energji dhe një mjedis jetësor më të pastër

Do doja  ta shfrytëzoj këtë rast për ta uruar pronarin e këtij objekti, i cili së shpejti, sot...

4.6 milionë euro provizion për hekurudhën e pafunduar, VMRO-DPMNE kërkon hetim

VMRO-DPMNE ka akuzuar SDSM-në dhe BDI-në për menaxhim joefikas të projekteve strategjike infrastrukturore, duke kërkuar nga Prokuroria të...

Rriten çmimet e shërbimeve të hotelerisë

Të hash një drekë në restorant, të pish një kafe apo të kalosh një mbrëmje në një lokal,...