Ministria e Financave: Nga 230 milionë euro për kompanitë vendore nga kredia hungareze, janë realizuar 92 për qind e mjeteve totale përcjell Zhurnal.mk .

Data:

Shpërndaje:

Shkup, 10 qershor, Zhurnal.mk – Ministria e Financave ka kryer transferimin e 131 milionë denarëve nga Buxheti qendror drejt Bankës për Zhvillim, mjete të destinuara për realizimin e projekteve në kompanitë vendore, transmeton Zhurnal.

Me këtë transfer, i kryer në fund të muajit të kaluar, shuma totale e plasuar në ekonominë vendore për realizimin e investimeve nga ana e kompanive arrin në 14,1 miliardë denarë ose 230 milionë euro.

“Kjo përfaqëson 92 për qind realizim të linjës kreditore të siguruar nga Qeveria përmes Bankës Hungareze për Eksport-Import, me qëllim mbështetjen e ekonomisë vendore. Mbështetja konsiston në plasmanin e mjeteve me kushte të favorshme për kompanitë, në drejtim të realizimit të investimeve private, me ç’rast ato do të sigurojnë zhvillimin e tyre dhe nxitjen e rritjes ekonomike. Mjetet plasohen te përdoruesit finalë përmes bankave komerciale, norma e interesit është 1,95 për qind në vit, afati i shlyerjes deri në 15 vjet dhe periudha e gëzimit deri në 3 vjet”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.

Vlera e përgjithshme e buxhetit për mbështetjen e kompanive vendore të parashikuar në Buxhet është 250 milionë euro, ndërsa cikli investues vlerësohet në rreth 300 milionë euro. /Zhurnal.mk përcjell Zhurnal.mk .

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Investimet në rrjetin elektrik, bazë për zhvillimin ekonomik dhe pjesë e çmimit të energjisë

Investimet në modernizimin e rrjetit elektrik janë të domosdoshme për furnizim më të sigurt me energji elektrike, uljen...

HELLENiQ ENERGY planifikon të investojë mbi një miliard euro në energji të rinovueshme në Rumani deri në vitin 2030

Kompania energjetike HELLENiQ ENERGY planifikon të investojë mbi një miliard euro në Rumani deri në vitin 2030, me...

TRIM & LUM merr çmimin „TOP Investitor “ në TOP 100 të Odës Ekonomike

Kompania TRIM & LUM është shpërblyer me çmimin „Top Investitor“ në kuadër të manifestimit TOP 100, të organizuar...

Mickoski: Alta Banka nuk do të përfundojë në falimentim, por do të vazhdojë të funksionojë me një pronar të ri

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se Alta Banka nuk do të përfundojë në falimentim, por do të vazhdojë të...