Forumi Ekonomik Mbarë Shqiptar mbështet Mendi Qyrën për Strugën: Figurë e Spikatur dhe me ndikim të gjerë

Data:

Shpërndaje:

Forumi Ekonomik Mbarë Shqiptarë (FEMSH) sot edhe publikisht e ka mbështetur afaristin Mendi Qyra, si kandidat i pavarur për Komunën e Strugës.

Nga FEMSH thonë se Mendi Qyra është afarist shqiptar me ndikim të gjerë në jetën institucionale dhe ekonomike të shqiptarëve në Maqedoni, ku mes tjerash theksojnë edhe udhëheqjen me Odën Ekonomike Veri-Perendimore, institucion të cilin e ka transformuar në aktor serioz në politik bërjen ekonomike të vendit.

“Forumi Ekonomik Mbarëshqiptar (FEMSH) shpreh mbështetjen e plotë për z. Mendi Qyra– një nga figurat më të spikatura të sipërmarrjes shqiptare dhe drejtues me ndikim të gjerë në jetën institucionale dhe ekonomike të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Z. Qyra është njëri ndër themeluesit e Forumit dhe aktualisht mban detyrën e Nënkryetarit të FEMSH, duke mishëruar vlerat e përfaqësimit dhe bashkëpunimit mbarëshqiptare.

Me një përvojë të konsoliduar në biznes dhe atë institucional, ai ka ndërtuar një profil të qëndrueshëm drejtuesi, me ndikim në rrafshin ekonomik, qytetar dhe kombëtar.

Në fushën e sipërmarrjes, z. Qyra ka realizuar projekte të rëndësishme ndërtimi në Shkup, Ohër dhe Strugë, duke krijuar vende pune dhe standarde të reja në treg.

Së fundmi, investimi në hotelin luksoz “Embla” në Strugë – një strukturë moderne me 5 yje – dëshmon vizionin e tij për zhvillimin e turizmit elitar dhe përmirësimin e ofertës mikpritëse të qytetit.

Si Kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, ai ka transformuar këtë institucion në një aktor real në politikëbërjen ekonomike dhe në përfaqësimin dinjitoz të bizneseve shqiptare.

Kontributi i tij nuk kufizohet vetëm në ekonomi: z. Qyra është gjithashtu themelues i Klubit të Futbollit “FC Struga”, i kthyer sot në një shembull suksesi me shumë trofe, por edhe për organizimin sportiv dhe përfshirjen e të rinjve në jetën komunitare.

Kandidatura e tij për drejtimin e Strugës është shprehje e qartë e kërkesës së qytetarëve për një ndryshim thelbësor në mënyrën e qeverisjes – një model efikas, transparent dhe të orientuar drejt zhvillimit afatgjatë.

Si kandidat i pavarur, ai gëzon një mbështetje të gjerë qytetare dhe nga komuniteti i biznesit.

Është koha që edhe forcat politike të tregojnë përgjegjësi dhe të vendosin interesin qytetar përpara interesave të ngushta partiake.

Z. Mendi Qyra përfaqëson modelin e drejtuesit modern: me integritet, vizion strategjik dhe aftësi për të bashkuar njerëz, ide dhe energji për të mirën e përbashkët.

Besimi ynë në këtë figurë bazohet në vlerat që ai përfaqëson dhe në angazhimin e dëshmuar ndër vite.

Forumi Ekonomik Mbarëshqiptar e sheh këtë kandidaturë si një mundësi reale për zhvillimin e Strugës – një shembull i fuqishëm se si energjia qytetare dhe përvoja profesionale mund të bashkohen për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për qytetin e Tij”, shkruan FEMSH./Ora24.tv

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Shporta minimale sindikale në shtator arrin në 69.432 denarë

Vlera e shportës minimale sindikale për muajin shtator 2026 është 69.432 denarë, njoftoi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë...

Në vitin 2024, 4,7 për qind nga ndërmarrjet vendore ishin filiale të huaja

Në vitin 2024, 3.280  ose 4,7 për qind nga ndërmarrjet në sektorin afarist  ishin filiale të huaja –...

Dimitrovski: Dialogu me Bullgarinë duhet të vazhdojë në frymën e respektimit të ndërsjellë të të drejtave

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Zoran Dimitrovski, sot mori pjesë në edicionin e pestë...

Rubini i Maqedonisë hyn në një fazë të re të mbrojtjes, certifikimit dhe promovimit

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para të hënën, më 21 shtator, do të njoftojë aktivitetet e...