Rritja e turizmit, Nikollovski: 11 linjat e reja ajrore tashmë po e japin efektin e vet

Data:

Shpërndaje:

Njëmbëdhjetë linjat e reja ajrore të vendosura në nëntë muajt e fundit tashmë po e japin efektin e vet në turizëm, tha zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski.

Nikolloski theksoi se rritja e numrit të turistëve është rezultat i mbështetjes së fluturimeve çarter dhe ndryshimeve të politikës për subvencione, për udhëtarë për ardhje, në vend se udhëtarëve në largim.

Siç theksoi, në maj të këtij viti në raport me majin e vitit të kaluar ka 101 000 turistë më shumë, me ç’rast destinacioni numër një është Shkupi sepse trendet e turizmit ndryshojnë – numër një destinacion turistik janë qytetet kryesore, numër dy është Ohri, e më pas vendet e tjera.

“Ka rritje për 20 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Ky është rezultat i dy politikave, njëra e mbështetjes së fluturimeve çarter, e Aeroportit të Shkupit ateron brenda ditë nga një aeroplan me turistë nga Gjermania, Franca dhe Anglia, nga dyqind turistë çdo ditë. Nga tetori do të jenë dy aeroplanë të cilët di të aterojnë në Aeroportin e Ohrit dhe brenda ditës do të jenë 400. Plotësisht kësaj është fluturimi parter nga Mançesteri. Për vetëm nëntë muaj hapëm 11 linja të reja ajrore, që gjithsesi kanë efekt sepse e ndryshuam politikën e subvencioneve, tani kemi subvencione për udhëtarë të cilët vijnë. Politika e subvencioneve është të mbështetni të vijnë më shumë njerëz, dhe jo të largohen. Fluturimet e drejtpërdrejta ndryshojnë shumë, u hapën destinacione drejt Shkupit dhe drejt Ohrit të cilat nuk ishin më parë dhe këto 11 linja ajrore tashmë po e japin efektin e vet”, tha Nikollovski.

Ai theksoi se pushimin do ta kalojë në Ohër me familjen. Kemi shumë aktivitete këtë verë, me progres të shkëlqyer, nuk ka shumë kohë për pushim dhe i imi do të jetë më i shkurtë, do të jem me familjen në Ohër”, theksoi Nikollovski.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Rriten çmimet e karburanteve në vend

Rriten çmimet e karburanteve në vend. Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, benzina Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper...

Banka Popullore i hapi dyert për gjeneratën e re të praktikantëve përcjell Zhurnal.mk .

Gjenerata e re e ekonomistëve, juristëve, specialistëve të IT‑së dhe analistëve financiarë do të ketë mundësi të shohë...

Sot do të mblidhet Këshilli Ekonomiko-Social

Sot do të mbajë mbledhje Këshilli Ekonomiko-Social, pas së cilës pritet që zyrtarisht të fillojë zbatimi i shportës...

Maqedonia hyn në Korridorin Vertikal të gazit, njoftoi Bozhinovska

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale njofton se Maqedonia ka siguruar një ftesë për t’iu bashkuar Korridorit...