Murati thotë se në vitin 2025 pritet të thyhet rekordi i vitit të kaluar për hapjen e bizneseve të reja

Data:

Shpërndaje:

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se në vitin 2024 numri bizneseve të reja të regjistruara ka shënuar rekord.

Në vitin e kaluar sipas tij janë regjistruar  12 mijë e 51 biznese të reja, që përbën një rritje prej 5.6 për qind krahasuar me vitin paraprak.

 

Ai ka thënë se në vitin 2025 kjo shifër pritet të tejkalohet, pasi në gjashtë mujorin e parë të këtij viti janë regjistruar 6 mijë e 642 biznese.

“Lajmi i mirë është se viti 2025 pritet ta tejkalojë vitin 2024 me rekord të ri. Deri në muajin qershor 2025 janë regjistruar 6 642 biznese, dhe me këtë ritëm shifra për tërë vitin pritet ta tejkalojë numrin 13 mijë për bizneset e reja të regjistruara. Kjo është shenjë e një ekonomie të shëndetshme që po rritet në mënyrë të qëndrueshme. Hapja e bizneseve të reja nënkupton që ndërmarrësit janë optimistë për të ardhmen, por edhe që janë kreativë me ide të reja në treg”, ka shkruar Murati në “Facebook”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Qeveria miratoi Ribalancin e plotësuar

Qeveria në mbledhjen e saj miratoi Ribalancin e plotësuar të Buxhetit për vitin 2026, ku implementohen amendamentet e...

Rriten çmimet e karburanteve në vend

Rriten çmimet e karburanteve në vend. Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, benzina Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper...

Banka Popullore i hapi dyert për gjeneratën e re të praktikantëve përcjell Zhurnal.mk .

Gjenerata e re e ekonomistëve, juristëve, specialistëve të IT‑së dhe analistëve financiarë do të ketë mundësi të shohë...

Sot do të mblidhet Këshilli Ekonomiko-Social

Sot do të mbajë mbledhje Këshilli Ekonomiko-Social, pas së cilës pritet që zyrtarisht të fillojë zbatimi i shportës...