A do të kufizohet sërish marzha e ushqimeve? Durmishi: Do të ndërhyjmë nëse në qershor ka pasur rritje enorme

Data:

Shpërndaje:

Ministria e Ekonomisë është në pritje të raportit nga Inspektorati i Tregut për verifikimin e çmimeve të produkteve ushqimore. Ministri Durmishi tha se nëse në qershor ka rritje enorme të çmimeve të ushqimoreve dhe pijeve, në krahasim me çmimet e majit, do të ndërmarrin masa më rigoroze, por pa precizuar se cila rritje vlerësohet enorme dhe se cilët produkte mund të kufizohet marzha e fitimit.

“Nëse kemi rritje enorme të çmimeve do të shkojmë me masa më rigoroze ose do të shkojmë me përqindje më të ulët të kufizimit ose do ti përfshijmë të gjitha prodhimet. Kur t’i marrim të dhënat, që njësoj si dolëm për muajin maj, ashtu do të dalim edhe për muajin Qershor dhe do të ju informojmë. Kur të kemi festa, posaçërisht në këtë periudhë kohore, tregtarët e dinë se cilat produkte harxhohen më shumë dhe aty godasin, aty i rrisin çmimet”, tha Besar Durmishi – ministër i Ekonomisë dhe Punës.

Për të zbutur hendekun ndërmjet çmimeve të larta dhe standardit të qytetarëve, resori i ekonomisë po përpiqet ta rrisë fuqinë blerëse, duke ulur papunësinë me masa të subvencionimit të punësimeve.
Masa e subvencionimit të punësimit që zgjat deri nesër, që kompanitë e vogla, mikro dhe të mesme të krijojnë vende të reja të punës, deri më tani kanë arritur 1,133 aplikime nga bizneset për 1,400 të punësuar. Këtu shteti subvencionon 250 mijë denarë në muaj për person deri 29 vjet, 220 mijë denarë për gratë, romët, persona me aftësi të veçanta dhe persona të ndihmë sociale dhe 160 mijë denarë për personat mbi 29 vjeç. Ndërsa masa e vetëpunësimit që është 10 mijë euro deri në 29 vjeç dhe nëse bëhen dy ortak për hapjen e një biznesi arrin shuma 20 mijë euro, Durmishi tha se janë 7 mijë aplikime.

“Këtu kemi 6,026 persona që kanë aplikuar dhe janë në fazën e selektimit, rreth 1,100 të tjerë kanë aplikuar për masën tjetër ku mund të aplikojnë firmat ku mund të marrin persona të punësuar në bizneset e tyre. Të gjithë deri më tani, mbi 7 mijë persona që kanë aplikuar me këtë plan operativ. Por, kemi masa të tjera të hapura, që do t’i publikojmë, siç ishte kjo e sotshmja për punë praktike”, shtoi ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi.

Për masën e punës praktike, shteti ka për qëllim që 1,352 të papunësuar deri më 29 vjeç me së paku shkollë të mesme të arrijnë punën praktike dhe përvojën, 40 prej të cilëve praktikë virtuale nga distanca. Nga Ministria Ekonomisë thanë se do tu japin kompensim mujor rreth 200 euro me sigurim të paguar dhe tatim personal në periudhë prej 3 muajsh. Kjo masë e Qeverisë është në kuadër të 40 milionë eurove të ndara për 10 mijë qytetarë, të cilët synohen të angazhohen në sistemin e punës.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi realizoi takim me Ambasadorin e Konfederatës Zvicerane në vend, Sh.T.z. Kristof Zomer

Ministri i Ekonomisë dhe Punës i Republikës së Maqedonisë së Veriut realizoi takim pune me Ambasadorin e Konfederatës...

Ari kalon 5,000$ për ons, shënon rekord të ri historik

Sot, çmimet e arit u rritën në më shumë se 5 000 dollarë (4,215 euro) për ons, duke...

Oda ekonomike: Bllokadat në vendkalimet kufitare nuk janë zgjidhje, do ta çrregullojnë qarkullimin e mallrave dhe furnizimin

Problemi me zbatimin e rregullës 90/180 ditë për shoferët profesionistë në transportin ngarkues rrugor (evidentimi i hyrjes dhe...

Nikolloski: Qytetarët nuk duhet të blejnë banesa para se të ndërtohen, çmimet aktuale janë të fryra

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski thotë se çmimet e larta të banesave në këtë moment janë të fryra...