Murtezani: Me rritjen dhe agjendën reformuese synohen reforma kyçe socio-ekonomike

Data:

Shpërndaje:

 

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, në cilësinë e koordinatorit nacional për Instrumentin për Reforma dhe Rritje, mëngjesin e sotëm bashkëkryesoi me Takimin e Parë të Komitetit të Monitorimit për Instrumentin për Reforma dhe Rritje për Ballkanin Perëndimor (RGF), i cili sot u mbajt në format hibrid në ambientet e Qeverisë së Maqedonisë .

Në takim Murtezani theksoi rëndësinë e kësaj platforme të re për përforcimin e procesit të reformave dhe bashkëpunimin ndërinstitucional duke i përshëndetur përfaqësuesit e Komisionit Evropian, institucionet financiare ndërkombëtare, sektorin civil si dhe përfaqësuesit e institucioneve nacionale të cilët ishin pjesmarrës në këtë takim.

“Murtezani u shpreh se Plani për Rritje dhe Agjenda reformuese janë të dizajnuara për të sjellë reforma kyçe socio-ekonomike dhe për t’i nxitur vlerat demokratike dhe sundimin e ligjit, të cilat janë parakusht për stabilitet, prosperitet dhe integrim në Bashkimin Evropian. Në kuadër të takimit, anëtarët e Komitetit diskutuan për progresin në inplementimin e Instrumentit për Reforma dhe Rritje, duke u përqendruar në përmbushjen e kushteve të përgjithshme për mbështetje, hapat kyç të arritura dhe rezultatet e vlerësimit të Komisionit Evropian për serinë e parë të detyrimeve. U shkëmbyen mendime për mekanizmat e monitorimit, gjithëpërfshirjen e procesit përmes kyçjes së shoqërisë civile, si dhe çështjet horizontale lidhur me burimet njerëzore, transparencën në buxhetim dhe menaxhimin me reforma, si dhe harmonizimin me legjislacionin evropian.

Maqedonia e Veriut mbetet plotësisht e përqëndruar në implementimin e Agjendës reformuese, e cila përfshin fusha prioritare si qeverisje të mirë, financa publike, tranzicionin energjetik dhe të gjelbër, zhvillimin e kapitalit njerëzor, klimën e biznesit dhe sundimin e ligjit. Si tregues i qartë i pjekurisë politike dhe kapacitetit institucional të vendit që të ecë drejt standardeve evropiane përmes reformave thelbësore, Maqedonia e Veriut në kohë rekorde të shkurtër i finalizoi të gjitha procedurat ligjore, që mundësoi tërheqjen në kohë të parafinancimit prej 52.5 milionë euro”, thuhet në njoftimin e Ministrisë për Çështje Evropiane.

Murtezani gjithashtu njoftoi se tanimë është iniciuar procedura e parë për pagesën e këstit të ri prej 17 milionë euro, ku një pjesë e konsiderueshme janë të dedikuara për investime kapitale.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Shporta minimale sindikale në shtator arrin në 69.432 denarë

Vlera e shportës minimale sindikale për muajin shtator 2026 është 69.432 denarë, njoftoi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë...

Në vitin 2024, 4,7 për qind nga ndërmarrjet vendore ishin filiale të huaja

Në vitin 2024, 3.280  ose 4,7 për qind nga ndërmarrjet në sektorin afarist  ishin filiale të huaja –...

Dimitrovski: Dialogu me Bullgarinë duhet të vazhdojë në frymën e respektimit të ndërsjellë të të drejtave

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Zoran Dimitrovski, sot mori pjesë në edicionin e pestë...

Rubini i Maqedonisë hyn në një fazë të re të mbrojtjes, certifikimit dhe promovimit

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para të hënën, më 21 shtator, do të njoftojë aktivitetet e...