Ulet numri i punëtorëve në industri

Data:

Shpërndaje:

Numri i punëtorëve në maj të këtij viti, krahasuar me majin e vitit të kaluar, është zvogëluar për 4,3%. Në periudhën janar – maj të vitit 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, numri i tyre ka qenë më i ulët për 4,1%, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikës.

Numri i punëtorëve në sektorin e Minierave dhe Nxjerrjen e Gurëve në maj të vitit 2025, krahasuar me majin e vitit 2024, është zvogëluar për 2,4%, në sektorin e Industrisë Prodhuese për 4,5% dhe në sektorin e Furnizimit me Energji Elektrike, Gaz, Avull dhe Kondicionim për 2,3%.

Sipas grupeve kryesore industriale, numri i punëtorëve në industri në maj të vitit 2025, krahasuar me majin e vitit 2024, u ul në grupet Energji me 3,2%, Prodhime kapitale me 9,3% dhe dhe Prodhime të paqëndrueshme për konsum të gjerë për 4,6%, dhe u rrit në grupet Prodhime të qëndrueshme për konsum të gjerë për 12,4% dhe Prodhime intermediare, përveç energjisë për 0,1%.n

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Shporta minimale sindikale në shtator arrin në 69.432 denarë

Vlera e shportës minimale sindikale për muajin shtator 2026 është 69.432 denarë, njoftoi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë...

Në vitin 2024, 4,7 për qind nga ndërmarrjet vendore ishin filiale të huaja

Në vitin 2024, 3.280  ose 4,7 për qind nga ndërmarrjet në sektorin afarist  ishin filiale të huaja –...

Dimitrovski: Dialogu me Bullgarinë duhet të vazhdojë në frymën e respektimit të ndërsjellë të të drejtave

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Zoran Dimitrovski, sot mori pjesë në edicionin e pestë...

Rubini i Maqedonisë hyn në një fazë të re të mbrojtjes, certifikimit dhe promovimit

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para të hënën, më 21 shtator, do të njoftojë aktivitetet e...