A jeni gati?! Apple ka një surprizë vitin e ardhshëm!

Data:

Shpërndaje:

Për gjigandin e teknologjisë Apple, iPhone-t e modeleve të fundit, orët inteligjente, laptopët, tabletat apo dhe pajisjet e tjera teknologjike nuk mjaftojnë, për të “pushtuar” tregun global. Sipas një raporti të fundit të “Bloomberg”, Apple, ka në plan të lançojë syze me Inteligjencën Artificiale deri në fund të vitit 2026. Kur konkurrenca mes kompanive teknologjike për përdorimin e Inteligjencës Artificiale po bëhet gjithnjë dhe më e madhe, Apple nuk lë “shteg të hapur”, për ta sfiduar. Prodhimi masiv i prototipeve pritet të fillojë në fund të vitit 2025 në bashkëpunim me furnizues të huaj.

Syzet inteligjente pritet të konkurrojnë me ato të Meta-s, siç janë Ray-Ban Stories, dhe të ofrojnë funksionalitete të ngjashme, si kamera, mikrofon dhe integrim me Inteligjencën Artificiale. Për këtë qëllim, Apple po zhvillon çipe të specializuara, të ngjashme me ato të Apple Watch, që ofrojnë konsum të ulët energjie dhe mund të hyjnë në prodhim masiv deri në vitin 2026 ose 2027.

Ky zhvillim vjen pas një reagimi të ftohtë ndaj syzes së saj të realitetit të shtuar, Vision Pro, e cila u kritikua për çmimin e lartë dhe mungesën e integrimit të theksuar të Inteligjencës Artificiale. Për më tepër, Apple ka anuluar planet për një orë inteligjente me kamerë të integruar, e cila ishte planifikuar të dilte në vitin 2027. Megjithatë gjithçka mbetet për t’u parë, pasi vetë kompania nuk ka dhënë ende një deklaratë zyrtare në lidhje me këtë lajm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Për të shpejtuar rrjetin tuaj pa tel, largojeni routerin nga kjo pajisje

Nëse rrjeti juaj pa tel ka qenë më i ngadaltë se zakonisht kohët e fundit, shkaku mund të...

BE do të hapë 6 fabrika të reja të inteligjencës artificiale

Nisma e Bashkimit Evropian për Partneritetin e Lartë të Performancës së Kompjuterëve (Euro HPC) njoftoi të premten se...

Shkencëtarët e Kembrixhit zbulojnë material të ri që mund të revolucionarizojë energjinë diellore

Shkencëtarët e Universitetit të Kembrixhit kanë bërë përparim që mund të revolucionarizojë energjinë diellore, duke zbuluar një mënyrë...

Andonovski: Pas tetë vitesh boshllëk, Maqedonia do të ketë strategji kombëtare të TIK-ut

Ministri i Transformimit Dixhital, Stefan Andonovski, sot prezantoi Strategjinë e re Kombëtare për Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit...