Çmime të larta në tregun e Kërçovës! Qytetarët ankohen në prag të festës së Kurban Bajramit

Data:

Shpërndaje:

Në treguan e Kërçovës qytetarë kishin dalë për t’u furnizuar për sofrën e Kurban Bajramit. Me qese në duar, ata afroheshin tek shitësit, pyesnin për çmimet, por shumica largoheshin pa blerë asgjë. TV21 bisedoi me disa prej tyre për të kuptuar si po përballen me këtë situatë, sidomos tani kur po afrohet festa dhe shpenzimet janë më të larta, ndërsa çmimet po rriten çdo ditë. Sa i përket blerjes së mishit dhe kurbaneve, qytetarët shprehen të shqetësuar – sipas tyre, çmimet janë shumë të larta dhe të papërballueshme për shumicën

“Mbi 1000 denarë është dhe asgjë hiç. Shkon edhe më lartë çmimi. Kam marr kurban, por 200 euro”, tha një qytetar.

“Po e sheh njerëzit janë të vobektë nuk kanë para. Këto çmimet i mbajnë shtrenjtë dhe nuk mund të arrijmë. Mish kur të hamë, vetëm mishin e trupit, mish të këpusim nga trupi”, shtoi një tjetër qytetar.

“Unë i arrijë vetëm po, por vetëm për mua ndërsa me qenë me familje janë pak”, u shpreh një qytetar tjetër.

“Ka vdekur ajo kohë. Tani kanë hipur çmimit shumë. Me 100 euro mund të jetoje, por tani është tepër vështirë”, theksoi qytetari.

“Me punu është lirë, nëse nuk punon çmimet janë të larta”, deklaroi një tjetër qytetar.

Qytetarët thonë se çmimet e mishit në mishtore fillojnë nga 800 denarë e sipër, ndërsa është rritur edhe çmimi i kurbaneve. Festa e Kurban Bajramit këtë vit bie më 6 qershor, ditën e premte.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Pas 12 vitesh, Maqedonia e Veriut dhe Turqia rikthejnë në nivel të lartë dialogun për transportin rrugor!

Në Ministrinë e Transportit u mbajt mbledhja e Komitetit të Përbashkët për Transportin Rrugor ndërmjet Republikës së Maqedonisë...

Gashi në takim me Rokas: BE nuk është vetëm bllok politik dhe ekonomik, është angazhim ndaj vlerave

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, sot realizoi takim me Ambasadorin e Bashkimit Evropian në...

Mickoski: Shkup–Bllacë nis këtë muaj, Kërçovë–Ohër drejt përfundimit

ryeministri Hristijan Mickoski pret që punimet në terren për autostradën Shkup–Bllacë të nisin deri në fund të këtij...

Jetesa bëhet më e shtrenjtë, inflacioni arrin në 4.8 për qind

Inflacioni i matur nga indeksi i çmimeve të konsumit në maj 2026, krahasuar me prillin 2026, ishte 0.6%. Në...