Në vitin 2024 janë sekuestruar 156 copë kartëmonedha kombëtare të falsifikuara në qarkullim, kundrejt 195 copëve në vitin 2023, si dhe 50 copë monedha metalike. Për sa i përket shpërndarjes të kartëmonedhave të falsifikuara sipas prerjeve, peshën kryesore e mbajnë prerjet 1000 Lekë dhe 2000 Lekë, të ndjekura nga prerja 5000 Lekë.
TIRANË- Falsifikimi i Lekut pësoi rënie gjatë vitit kaluar. Banka e Shqipërisë raporton se koeficienti i kartëmonedhave të falsifikuara për çdo 1 milion kartëmonedha në qarkullim vitin e kaluar zbriti në 1 për një milion, nga 1.3 për një milion që kishte qenë në vitin 2023. Njëkohësisht, ky tregues ka prekur nivelin më të ulët historik.
Në vitin 2024 janë sekuestruar 156 copë kartëmonedha kombëtare të falsifikuara në qarkullim, kundrejt 195 copëve në vitin 2023, si dhe 50 copë monedha metalike. Për sa i përket shpërndarjes të kartëmonedhave të falsifikuara sipas prerjeve, peshën kryesore e mbajnë prerjet 1000 Lekë dhe 2000 Lekë, të ndjekura nga prerja 5000 Lekë. Numri më i madh i kartëmonedhave false i takon serisë së vjetër me 133 copë, të cilat zinin 85% të totalit, në dallim nga seria e re, e cila ka një cilësi të lartë dhe elemente të forta sigurie. Monedha metalike me prerje 50 lekë vijon të jetë e vetmja monedhë e falsifikuar, por në sasi të ulët dhe të papërfillshme.


