Nga mesnata ulet çmimi i benzinës, por jo dhe i dizelit

Data:

Shpërndaje:

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) solli vendim, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes
me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 1,15% në raport me vendimin e datës 06.03.2025.\
Nga data 08.03.2025 nga ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

EUROSUPER BS – 95 75,00 (denarë/litër)
EUROSUPER BS – 98 77,50 (denarë/litër)
EURODIZEL BS (D-Е V) 72,00 (denarë/litër)

Vaj për djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL -1) 71,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 43,501 (denarë/kilogram)

Çmimi i shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 95 ulet për 2,50 den/litër, ndërsa çmimi i shitjes
me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 98 ulet për 2,00 den/litër.

Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-E-V), të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) dhe të
Mazutit M-1 SU nuk ndryshojnë.

Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës që nga ora 00:01 e datës 08.03.2025.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Shtëpia më e shtrenjtë vitin e kaluar u shit për 1.5 milion euro, ndërsa banesa më e shtrenjtë për 166.500 euro

Sipas raportit të Regjistrit të Çmimeve dhe Qirasë së Tregut të Pasurive të Paluajtshme i Agjencisë së Kadastrës...

Bllokada në Gjirin Persik rrit rrezikun e inflacionit global të ushqimeve

Tregjet globale tashmë po i ndiejnë efektet e Luftës së Gjirit, për momentin për shkak të ndërprerjes së...

Beteja e Gjigantëve: SHBA vs Eurozona – Kush Sundon Botën e Pasurisë?

Një krahasim i pasurisë së familjeve midis Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të eurozonës jep një pamje të...

Paga mesatare në janar ishte 46,617 denarë, sektori i IT-së është padyshim më i paguari.

Sipas llogaritjeve të Entit Shtetëror të Statistikës, paga mesatare neto mujore e paguar për punonjës në janar 2026...