Santorini i frikësohet sezonit veror turistik për shkak të tërmeteve

Data:

Shpërndaje:

Shkurti shënon fillimin jozyrtar të sezonit turistik në ishullin grek të Santorinit. Por me mijëra tërmete që tronditën ishullin që nga janari dhe ekspertët nuk mund të thonë se kur do të përfundojnë, interesimi i turistëve duket se ka rënë dhe vendi ka frikë se industria më e rëndësishme e ishullit mund të përballet me një vit të vështirë.

“Në dy ditët e fundit, ne kemi parë një rënie të prenotimeve, por shpresojmë që kjo të jetë jetëshkurtër”, ka thënë Antonis Pagonis, president i Shoqatës së Hotelierëve të Greqisë, raporton BBC.

Por edhe nëse turistët nuk zgjedhin të shkojnë diku tjetër këtë vit, hotelet  përballen me mundësinë e mungesës së stafit të mjaftueshëm për t’i shërbyer mysafirëve të tyre gjatë verës.

Santorini, një nga ishujt më të vizituar të Greqisë, mbështetet shumë te punëtorët sezonalë nga pjesë të tjera të Greqisë dhe jashtë saj, të cilët ndihmojnë popullsinë e përhershme prej pak më shumë se 15,000 banorësh, për t’u shërbyer dhjetëra mijëra turistëve në ishull çdo ditë në sezonin e pikut.

Por pasiguria si pasojë e tërmeteve ka detyruar disa punëtorë të rishqyrtojnë opsionet e tyre këtë verë.

“Nuk është se kam frikë nga tërmetet, Santorini dridhet gjithmonë”, ka thënë Manos, i cili ka kaluar pesë verat e fundit duke punuar si banakier në ishull.

Puna e tij është e lodhshme, pasi turmat e njerëzve shtohen gjatë sezonit të pikut turistik, por shpërblimet financiare e kanë bërë gjithmonë të vlefshëm. Këtë vit ai ka frikë se nuk do të jetë kështu.

“Jam i shqetësuar se nuk do të ketë turistë të mjaftueshëm. Nëse sezoni është i dobët, mund të mos fitoj aq shumë para, ose ata mund të mos kenë nevojë për mua gjatë gjithë verës”, ka shtuar ai.

Në vend të kësaj, Manos ka thënë se ka gjetur një punë në Korfuz dhe nuk do të kthehet në Santorini këtë vit.

Dhe nuk është vetëm vera koha kur ishulli kërkon një fuqi punëtore të përkohshme, tani është periudha kur punëtorët e ndërtimit nevojiten për të rinovuar hotelet përpara verës.

Kjo punë është ndalur për shkak të shqetësimeve për sigurinë nga tërmetet, dhe pronarët e hoteleve, të shqetësuar se punëtorët do të shkojnë diku tjetër, po bëjnë presion që qeveria të vazhdojë të paguajë pjesën më të madhe të pagës së tyre derisa puna të fillojë përsëri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Mickoski: Furnizimi me naftë është stabil

Furnizimi me derivate të naftës në vend është stabile, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski. Ai nuk e përjashtuar mundësinë...

Mes tensioneve në Lindjen e Mesme ari ul vlerën deri në 10%

Metalet e çmuara pësuan rënie të ndjeshme këtë të hënë, me arin, argjendin dhe platinin që regjistruan humbje...

Nga mesnata ndryshojnë çmimet e derivateve

Komisioni Rregullator për Energjetikë e ndryshoi rregulloren – për çmimet e derivateve nuk do të vendoset vetëm të...

Lista e kursit të këmbimit të BPRMV: Sa është euro sot?

Sipas listës së kursit të këmbimit të Bankës Popullore të Maqedonisë, kursi mesatar i këmbimit të euros sot...