VMRO-DPMNE: Mbi 800 iniciativa për energji të rinovueshme, Maqedonia po bëhet tërheqëse për investime

Data:

Shpërndaje:

VMRO-DPMNE: Mbi 800 iniciativa për energji të rinovueshme, Maqedonia po bëhet tërheqëse për investime

Politikat që po zbaton VMRO-DPMNE-ja po japin rezultate të dukshme edhe në sektorin e energjetikës. Në vetëm dy vjet janë vendosur themele të forta për pavarësi energjetike, tranzicion të gjelbër dhe një sistem modern energjetik, i cili do të sigurojë stabilitet, investime të reja dhe zhvillim të qëndrueshëm, thuhet në komunikatën e partisë.

“Pas shumë vitesh ngecjeje, Maqedonia sot ka Ligj të ri për Energjetikë, të harmonizuar me direktivat evropiane, si dhe Plan të Integruar Kombëtar për Energjinë dhe Klimën. Me këtë plan, për herë të parë përcaktohet një drejtim i qartë për dekarbonizimin, zhvillimin e burimeve të rinovueshme të energjisë dhe përmbushjen e standardeve evropiane”, thonë nga VMRO-DPMNE-ja.

Sipas partisë, besimi në këto politika dëshmohet edhe nga interesi i madh i investitorëve. Mbi 800 iniciativa investuese për projekte të reja në fushën e burimeve të rinovueshme të energjisë, siç theksojnë, tregojnë se Maqedonia po bëhet një destinacion i sigurt dhe tërheqës për investimet vendase dhe të huaja.

“Kjo nënkupton rritje të prodhimit vendor të energjisë elektrike dhe pavarësi më të madhe energjetike”, thuhet në komunikatë.

Nga partia shtojnë se Qeveria njëkohësisht po realizon projekte kapitale për modernizimin e sektorit energjetik. Sistemi shtetëror me bateri për ruajtjen e energjisë, digjitalizimi i procedurave për ndërtimin e centraleve me erë, mbështetja financiare për prodhuesit e energjisë së rinovueshme dhe zgjidhjet e reja ligjore, sipas tyre, po krijojnë një treg modern dhe konkurrues të energjisë.

Vëmendje e veçantë, siç thuhet, po i kushtohet edhe efikasitetit energjetik. Përmes rindërtimit të objekteve publike, krijimit të Fondit për Efikasitet Energjetik, sigurimit të mjeteve të reja financiare nga partnerët ndërkombëtarë dhe vendosjes së detyrimit për instalimin e paneleve diellore në objektet publike, synohet ulja e konsumit të energjisë, zvogëlimi i shpenzimeve dhe mbrojtja e mjedisit.

VMRO-DPMNE-ja vlerëson se mbështetja financiare që Maqedonia po merr nga Komisioni Evropian, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Banka Botërore dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë, është dëshmi shtesë se reformat e Qeverisë janë njohur si të besueshme dhe të harmonizuara me politikat evropiane.

“VMRO-DPMNE-ja do të vazhdojë me të njëjtin ritëm pune, sepse një sektor i fuqishëm energjetik është parakusht për ekonomi të fortë, investime të reja, standard më të lartë jetese dhe një të ardhme më të sigurt për të gjithë qytetarët”, thuhet në komunikatën e partisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Shporta minimale sindikale në shtator arrin në 69.432 denarë

Vlera e shportës minimale sindikale për muajin shtator 2026 është 69.432 denarë, njoftoi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë...

Në vitin 2024, 4,7 për qind nga ndërmarrjet vendore ishin filiale të huaja

Në vitin 2024, 3.280  ose 4,7 për qind nga ndërmarrjet në sektorin afarist  ishin filiale të huaja –...

Dimitrovski: Dialogu me Bullgarinë duhet të vazhdojë në frymën e respektimit të ndërsjellë të të drejtave

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Zoran Dimitrovski, sot mori pjesë në edicionin e pestë...

Rubini i Maqedonisë hyn në një fazë të re të mbrojtjes, certifikimit dhe promovimit

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para të hënën, më 21 shtator, do të njoftojë aktivitetet e...