VMRO-DPMNE: Ekonomia po stabilizohet dhe po rritet

Data:

Shpërndaje:

Ekonomia po stabilizohet nga rrënimi dhe kaosi që la pas LSDM pas 7 vitesh menaxhim katastrofik, politika të këqija ekonomike dhe mungesë masash e projektesh, thuhet në deklaratën e partisë në pushtet, VMRO-DPMNE.

Pas 7 vitesh në të cilat LSDM shkatërroi ekonominë dhe uli standardin jetësor të qytetarëve, nga një gjendje me humbje të mëdha, ekonomia dhe tregtia në industri janë stabilizuar. Treguesit për muajin e parë të tremujorit të dytë janë të lartë, gjë që tregon se gjendja është stabilizuar brenda kufijve të zeros. Kemi rritje të tregtisë në industri prej 6%, rritje të industrisë përpunuese prej 6.6%. Rritje të qarkullimit në tregtinë industriale në tregun ndërkombëtar, ku kemi rritje dukshëm më të lartë sesa në tregun vendas. Qarkullimi në tregtinë industriale jashtë vendit është rreth 7.5 – 7.6 për qind. Për një periudhë të shkurtër, Qeveria e udhëhequr nga VMRO-DPMNE gjithashtu ka arritur të stabilizojë të ardhurat buxhetore dhe të rrisë ndjeshëm besimin e investitorëve, thekson VMRO-DPMNE.

Qeveria po punon me përkushtim me një buxhet të ndërtuar në mënyrë të kujdesshme, janë rritur pagat në sektorë kyç si shëndetësia, arsimi, policia, dhe po punohet në masa konkrete dhe projekte për uljen e papunësisë me qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve, shton VMRO-DPMNE.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Dimitrieska: Investimet janë thelbësore për zhvillimin ekonomik

Ciklin investues që kemi pasur gjatë periudhës së fundit duhet ta ruajmë. Gjatë 10 tremujorëve të njëpasnjëshëm kemi...

Mickoski: Maqedonia ka bindshëm çmimet më të ulëta të karburantit në Evropë

Maqedonia ka bindshëm çmimet më të ulëta të karburantit në Evropë, tha kryeministri Hristijan Mickoski. Mickoski tha se...

Nikolloski: Transporti i qëndrueshëm dhe tranzicioni i gjelbër e bën Maqedoninë lidere në rajon

Kombinimi i transportit të qëndrueshëm dhe tranzicionit të gjelbër është diçka që Maqedoninë e bën lidere në rajon,...

Rriten çmimet e shërbimeve të hotelerisë

Të hash një drekë në restorant, të pish një kafe apo të kalosh një mbrëmje në një lokal,...