VLEN: 600 punëtorë të rinjë në mbrojtje të mjedisit, derisa opozita po “digjet”, ne po parandalojmë zjarret!

Data:

Shpërndaje:

Për përballimin me sfidat që sjell sezoni veror dhe rritjen e rrezikut nga zjarret, Qeveria përmes Planit Operativ për vitin 2025, do të angazhojë 400 zjarrfikës të rinj në komunat me nevojat më të mëdha. Qëllimi i kësaj mase është të sigurojmë reagim të shpejtë dhe efikas, për të parandaluar përhapjen e zjarreve, veçanërisht gjatë muajve të nxehtë të verës.

Zjarrfikësit janë heronjtë e vijës së parë në luftën kundër zjarreve, duke vënë në rrezik jetën e tyre për të shpëtuar qytetarë, pasuri materiale dhe mjedisin tonë jetësor. Prandaj, përforcimi i kapaciteteve në këtë drejtim është jo vetëm domosdoshmëri, por edhe respekt dhe përkrahje për punën e tyre heroike.

Derisa “digjet” në krizë, kundërthënie dhe mungesë vizioni, ne po parandalojmë zjarret në kuptimin e plotë të fjalës. Ne jemi në terren, me plane konkrete dhe veprime të matura, për ta bërë shtetin funksional dhe të sigurt për të gjithë qytetarët.

Në të njëjtën kohë, Plani Operativ për vitin 2025 parashikon edhe punësimin e 600 personave të papunë në kuadër të projekteve lokale që lidhen me infrastrukturën dhe mbrojtjen e mjedisit nëpër komuna. Kjo masë synon jo vetëm nxitjen e punësimit lokal, por edhe përfshirjen aktive të qytetarëve në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e mjedisit të shëndetshëm.

VLEN mbetet e përkushtuar në ofrimin e zgjidhjeve konkrete për nevojat e qytetarëve, duke bashkuar sigurinë, zhvillimin dhe mirëqenien për të gjithë.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Dimitrieska: Investimet janë thelbësore për zhvillimin ekonomik

Ciklin investues që kemi pasur gjatë periudhës së fundit duhet ta ruajmë. Gjatë 10 tremujorëve të njëpasnjëshëm kemi...

Mickoski: Maqedonia ka bindshëm çmimet më të ulëta të karburantit në Evropë

Maqedonia ka bindshëm çmimet më të ulëta të karburantit në Evropë, tha kryeministri Hristijan Mickoski. Mickoski tha se...

Nikolloski: Transporti i qëndrueshëm dhe tranzicioni i gjelbër e bën Maqedoninë lidere në rajon

Kombinimi i transportit të qëndrueshëm dhe tranzicionit të gjelbër është diçka që Maqedoninë e bën lidere në rajon,...

Rriten çmimet e shërbimeve të hotelerisë

Të hash një drekë në restorant, të pish një kafe apo të kalosh një mbrëmje në një lokal,...