Viti më i mirë i dekadës së prodhimit të rrushit, turizmi nuk ndihmon sa duhet konsumin e verës

Data:

Shpërndaje:

Anna dhe Albert dy turistë të rinj gjermanë që kanë vizituar pjesën më të madhe të Shqipërisë këtë verë më së shumti janë mahnitur nga cilësia e mirë e verës vendase. Ndalesa e e radhës është Gjirokastra. Gjatë itinerarit të tyre nga Veriu në Jug ata janë përpjekur të konsumojnë verë nga kantinat shqiptare dhe kanë mbetur të mahnitur nga cilësia e saj dhe çmimi i lirë.

Ata po e vizitojnë Shqipërinë përveç të tjerash edhe për shijet autentike të pijeve dhe ushqimeve. Si të rinjtë gjermanë ka edhe shumë vizitorë të huaj, por në shumë bare dhe restorante mungojnë pijet vendase si alternativa duke ndikuar kështu negativisht në të ardhurat dhe fitimet e prodhuesve të rrushit.

“Ky sezon do të jetë më i miri i prodhimit të rrushit në dekadën e fundit pasi klima e ngrohtë e ditës me freski gjatë natës dhe ererëra ka shërbyer si një ventilim duke rritur edhe sasinë e prodhimit të rrushit, por edhe cilësinë e tij”, pohon Altin Prenga  nga njësia e Agroturizmit Mrizi i Zanave. Mirëpo ai tha se superprodhimi mund të përkthehet në humbje për fermerët, pasi njësitë akomoduese, baret dhe restorantet në bregdet nuk promovojnë dhe nuk ofrojnë për konsum pijet vendase.

Në rreshtin e barë të bareve dhe restoranteve në qytetin e Shëngjinit aktualisht plot e përplot me turistë nga trevat shqiptare, por edhe të huaj është e vështirë të gjesh pije vendase, qoftë birrë apo verë. Realisht nuk ka asnjë të tillë në shumicën e tyre. E vetmja pije në një nga restorantet me të frekuentuara ishte birra Peja e Kosovës dhe asnjë pije tjetër.

Mungesa e lidhjes së prodhimit me konsumin në restorante e bare është duke zbehur përfitimet e bujqësisë prej turizmit. Sipas të dhënave të INSTAT në 6 -mujorin e parë 2025 importet e pijeve u rriten me mbi 8 për qind në sasin krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Me shtimin e flukseve turistike janë zgjeruar ndjeshëm edhe importet e ushqimeve edhe për artikuj që prodhohen në vend, të tille si birra, vera, zarzavatet etj.

Shqipëria po shënon një superprodhim të rrushit, që teorikisht do të duhej të nxiste sektorin e verës dhe pijes tradicionale, por prodhuesit, thotë zoti Prenga, do të përballen me çmime të ulëta për faktin se shumë restorante në vend nuk përfshijnë në menu pijet vendase, si vera apo rrushi lokal, duke preferuar produktet import nga jashtë.

Kjo është një sfidë e madhe për prodhuesit që kërkojnë të rrisin prezencën e produkteve vendase dhe të fuqizojnë ekonominë e zonave prodhuese.

Në vitet e fundit, industria e kantinave në Shqipëri ka shënuar një zhvillim të dukshëm, me një rritje të investimeve dhe një përmirësim të cilësisë së prodhimit të verës. Kantinat tradicionale po modernizohen duke adoptuar teknologji të reja dhe standarde evropiane, ndërsa disa prej tyre po arrijnë të prodhojnë vera që konkurrojnë edhe në tregjet ndërkombëtare.

Zona si Berat, Skrapar, Kavajë, Fieri dhe Kruja janë ndër qendrat kryesore të prodhimit të verës, me një fokus të veçantë në ruajtjen e shijeve autentike dhe përdorimin e varieteteve vendase të rrushit.

Sa i përket turistëve, vera shqiptare po fiton vlerësime pozitive. Një pjesë e mirë e turistëve e perceptojnë verën shqiptare si një produkt autentik dhe kanë vlerësime për origjinalitetin e saj. Me gjithë rritjen e viteve të fundit, prodhuesit dhe kantinat shqiptare sërish nuk përfitojnë sa duhet nga mungesa e marketimit dhe bashkëpunimit me restorantet./ Monitor

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Investimet në rrjetin elektrik, bazë për zhvillimin ekonomik dhe pjesë e çmimit të energjisë

Investimet në modernizimin e rrjetit elektrik janë të domosdoshme për furnizim më të sigurt me energji elektrike, uljen...

HELLENiQ ENERGY planifikon të investojë mbi një miliard euro në energji të rinovueshme në Rumani deri në vitin 2030

Kompania energjetike HELLENiQ ENERGY planifikon të investojë mbi një miliard euro në Rumani deri në vitin 2030, me...

TRIM & LUM merr çmimin „TOP Investitor “ në TOP 100 të Odës Ekonomike

Kompania TRIM & LUM është shpërblyer me çmimin „Top Investitor“ në kuadër të manifestimit TOP 100, të organizuar...

Mickoski: Alta Banka nuk do të përfundojë në falimentim, por do të vazhdojë të funksionojë me një pronar të ri

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se Alta Banka nuk do të përfundojë në falimentim, por do të vazhdojë të...