Vazhdohet shpenzimi i pakontrolluar i ujit në Shkup, të evitohet shpenzimi i panevojshëm

Data:

Shpërndaje:

NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” -Shkup informon se vazhdon konsumi i shtuar enorm dhe i pakontrolluar i ujit në nivel ditor, që shkakton çrregullim të sërishëm të stabilitetit të sistemit të funrizimit me ujë. Si pasojë e tërë kësaj, siç theksojnë, sistemi urban i ujësjellësit funksionon me presion të ulur dhe me ndërprerje të kohëpaskohshme të ujit në disa pjesë të qytetit.

“Duke e pasur parasysh faktin se Qyteti i Shkupit furnizohet nga burimi natyror me sasi të kufizuara të ujit të pijshëm të paçmuar, u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Qytetit të Shkupit për përdorim racional dhe të ndërgjegjshëm të ujit të pijshëm, si dhe evitim të shpenzimit të panevojshëm të ujit për ujitje të gjelbërimeve, kopshtebe dhe fushave, për larje të automobilave, për mbushje të pishinave dhe të ngjashme. U bëjmë thirrje organeve të vetëqeverisjes lokale, në pajtim me kompetencat, përmes shërbimeve me të cilat disponojnë, si dhe përmes bashkësive lokale në territorin e komunave të angazhohen në ngritjen e vetëdijes tek banorët e komunave për prëdorim racionalp të ujit të pijshëm”, thuhet në kumtesë.

U bëjnë thirrje qytetarëve të Qytetit të Shkupit nëse vërejnë kyçje të paligjshme, ta paraqesin në 02 3073 010, kontakt@vodovod-skopje.com.mk apo www.vodovod-skopje.com.mk

“Me kyçjet e paligjshme shkaktohet dëm i drejtpëdrejtë nsaj sistemit të furnizimit me ujë dhe cilësisë së furnizimit drejt të gjithë shfrytëzuesve në Qytetin e Shkupit”, qëndron në kumtesë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Shporta minimale sindikale në shtator arrin në 69.432 denarë

Vlera e shportës minimale sindikale për muajin shtator 2026 është 69.432 denarë, njoftoi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë...

Në vitin 2024, 4,7 për qind nga ndërmarrjet vendore ishin filiale të huaja

Në vitin 2024, 3.280  ose 4,7 për qind nga ndërmarrjet në sektorin afarist  ishin filiale të huaja –...

Dimitrovski: Dialogu me Bullgarinë duhet të vazhdojë në frymën e respektimit të ndërsjellë të të drejtave

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Zoran Dimitrovski, sot mori pjesë në edicionin e pestë...

Rubini i Maqedonisë hyn në një fazë të re të mbrojtjes, certifikimit dhe promovimit

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para të hënën, më 21 shtator, do të njoftojë aktivitetet e...