Valë e re e mbylljes së lojërave të fatit

Data:

Shpërndaje:

Goditje e re ndaj lojërave të paligjshme të fatit. Mbyllen 42 platforma të tjera ilegale online. Kjo është vala e tretë e mbylljeve së kazinove online, duke e çuar numrin e organizatorëve të këtyre lojërave në mbi 268. Ekziston vetëm një platformë online për lojëra fati në vend, dhe ajo është “Lotaria Shtetërore”.

“Kjo është vala e tretë e mbylljes së kazinove, ne kemi mbyllur 42 organizatorë të paligjshëm të lojërave të fatit online, duke e çuar numrin në mbi 268 organizatorë të paligjshëm të lojërave të fatit online”, tha Stefan Andonovski – Ministër i Transformimit Digjital.

Ministri i Transformimit Dixhital, Stefan Andonovski, për Alsat deklaroi se marrin deri në 50 paraqitje për organizatorë të ri të paligjshëm të lojërave të fatit.

“Me algoritmin që e ka Lotaria Shtetërore, analizohen të gjithë organizatorët e lojërave të fatit, ata që i konsiderojnë të palicencuar na e paraqesin si propozim-plan, ne e kontrollojmë dhe e paraqesim me urdhëresë për ndalimin e komunikimeve elektronike dhe te operatorët e telekomunikacionit që e ndalojnë qasjen në aplikacione mobile ose faqe interneti që organizojnë lojëra fati në mënyrë të paligjshme”, u shpreh Stefan Andonovski – Ministër i Transformimit Digjital.

Rreth 10 ditë më parë, Qeveria miratoi propozim-ligj të ri për lojërat e fatit, i cili parashikon tre masa të rrepta kundër industrisë së lojërave të fatit: largimin e kazinove 500 metra nga çdo institucion arsimor, uljen ose përgjysmimin e numrit të aparateve të lojërave të fatit me rreth 70 për qind dhe rritjen e taksave./ Alsat.mk

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Dimitrieska: Investimet janë thelbësore për zhvillimin ekonomik

Ciklin investues që kemi pasur gjatë periudhës së fundit duhet ta ruajmë. Gjatë 10 tremujorëve të njëpasnjëshëm kemi...

Mickoski: Maqedonia ka bindshëm çmimet më të ulëta të karburantit në Evropë

Maqedonia ka bindshëm çmimet më të ulëta të karburantit në Evropë, tha kryeministri Hristijan Mickoski. Mickoski tha se...

Nikolloski: Transporti i qëndrueshëm dhe tranzicioni i gjelbër e bën Maqedoninë lidere në rajon

Kombinimi i transportit të qëndrueshëm dhe tranzicionit të gjelbër është diçka që Maqedoninë e bën lidere në rajon,...

Rriten çmimet e shërbimeve të hotelerisë

Të hash një drekë në restorant, të pish një kafe apo të kalosh një mbrëmje në një lokal,...