Tripunovski: Nga 1.600 oferta të dorëzuara për dhënie me qira të tokës bujqësore, janë sjellë 982 vendime për gjithsej 2.862 hektarë

Data:

Shpërndaje:

Shkup, 17 prill – Në ministri gjatë kësaj periudhe kanë arritur rreth 1.600 oferta për marrjen me qira të tokës bujqësore në pronësi të shtetit dhe 220 oferta për legalizimin e tokës mbi të cilën janë ngritur mbjellje shumvjeçare. Këto shifra dëshmojnë se thirrjet publike kanë zgjuar interes të madh te bujqit.

Çdo premtim që e kemi dhënë në periudhën e kaluar, jemi duke punuar që ta realizojmë plotësisht.

Në fund të vitit të kaluar 2024, u shpallën 5 thirrje publike për dorëzimin e ofertave për dhënien me qira të tokës bujqësore në pronësi shtetërore, për sipërfaqe deri në 3 hektarë dhe mbi 3 hektarë. Një nga thirrjet përfshiu sipërfaqet me mbjellje shumvjeçare, me ç’rast u mundësohet legalizimi i plantacioneve të ngritura nga vetë bujqit.

Përmes shpërndarjes dhe legalizimit të mbjelljeve, pronarëve do t’u mundësohet të lidhin kontratë me Ministrinë dhe do të vendoset rregull në përdorimin e tokës bujqësore në pronësi shtetërore.

Mund të them lirisht se kemi realizuar me sukses thirrje publike për dhënien me qira të tokës bujqësore shtetërore.

Thirrjet janë zhvilluar pa mundësi për selektivitet dhe dua të theksoj se janë zbatuar në të gjitha rajonet e vendit tonë, përkatësisht është përfshirë e gjithë toka bujqësore e lirë jashtë zonave ndërtimore të komunave.

Komisionet kanë punuar me përkushtim për të shqyrtuar të gjitha ofertat e dorëzuara në Ministri. Një pjesë e kontratave tashmë janë dërguar në njësitë rajonale të Ministrisë për t’u nënshkruar nga bujqit, dhe për një periudhë të shkurtër do t’u dorëzohen të gjithë atyre që kanë fituar të drejtën për përdorimin e tokës bujqësore.

Nga gjithsej 1.600 oferta të dorëzuara në Ministri, janë sjellë 982 vendime për një sipërfaqe të përgjithshme prej rreth 2.862 hektarësh. Ndërsa nga thirrja për legalizimin e mbjelljeve shumvjeçare, nga 220 ofertat e pranuara, janë sjellë 160 vendime për përzgjedhje me një sipërfaqe të përgjithshme prej 380 hektarësh.

Në periudhën e ardhshme do të shpallim thirrje të reja për ndarjen e tokës bujqësore shtetërore, me qëllim që të vihet në funksion toka e mbetur për bujqit dhe të krijojmë kushte që çdo qytetar i interesuar të përfshihet në prodhimin e ushqimit. Me këtë hapim mundësi të reja për të rinjtë, për blegtorët dhe për të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të merren me bujqësi.

Toka bujqësore është baza e prodhimit bujqësor dhe çdo pëllëmbë tokë në pronësi shtetërore do të shpërndahet në mënyrë transparente për secilin që dëshiron ta shfrytëzojë këtë mundësi dhe të përfshihet në procesin e prodhimit të ushqimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

EDS me ofertë të re në treg: 24 muaj çmim fiks për energjinë elektrike + dhuratë kondicioner inverter

Në kushte të rritjes së paqëndrueshmërisë në tregun e energjisë, kompania EDS prezantoi një ofertë të re për...

Rritje prej 16,7 përqind të çmimit të banesave në tremujorin e parë të këtij viti në Maqedoninë e Veriut

Në tremujorin e parë të këtij viti banesat në Shkup u shtrenjtuan për 16,7 përqind në nivel vjetor,...

Ja kur pritet ulja e çmimit të naftës?

Rritje rekorde e çmimeve të naftës në Kosovë pritet të marrë fund. Kjo pas zhvillimeve globale dhe një...

Bien çmimet e naftës pas armëpushimit SHBA-Iran

Armëpushimi mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit është pritur me interes të madh nga tregtarët e naftës. Rruga jetike e...