Thjeshtësohen ndërhyrjet në tru, pranë neurokirurgjisë vendosen pajisje që shkurtojnë disa herë kohën e operacioneve

Data:

Shpërndaje:

Ndërhyrjet në tru janë ndër më të komplikuarat dhe zgjasin deri në 12 orë, por edhe më shumë, shpjegojnë mjekët kirurge.

Dhe po kështu, ndërhyrjet kirurgjikale në sistemin nervor periferik, hernie diskale e cervikale, masa tumorale konsiderohen ndërhyrje të komplikuara.

Në Shërbimin e Neurokirurgjisë ka mbërritur një mikroskop operator i fjalës së fundit të teknologjisë, që do të shkurtojë me afro 2 orë ndërhyrje të tilla.

Prof. Dr. Artur Xhumari – shef i Shërbimit të Neurokirurgjisë QSUT thotë: “Në një vit kryhen rreth 1,700 ndërhyrje kirurgjikale të llojeve e ndryshme, nga të cilat 30% e tyre kanë nevojë për mikroskopin operator, i cili ofron më shumë siguri për mjekun aty ku ndërhyn.

Ne kemi operuar deri më tani me mikroskop optik, pra me një pamje më të kufizuar. Tani kemi një ekran digjital me një rezolucion më të qartë, ku kalojmë në çipa të trurit pa dëmtuar.”

Por përveç benefiteve për pacientët, ky mikroskop është një avantazh për të gjithë ekipin kirurgjikal, pasi përfshihen në operacion, ndryshe nga mikroskopi optik, i cili ofron pamjen vetëm për kryekirurgun.

“Pamja ofrohet për të gjithë: aty ku ndërhyhet e sheh ai që ka bisturinë, ai që jep mendim, por edhe studenti që po mëson”, thotë prof. dr. Xhumari.

Ky mikroskop operator do të përdoret për ndërhyrjet që vlerësohen më të komplikuara.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Investimet në rrjetin elektrik, bazë për zhvillimin ekonomik dhe pjesë e çmimit të energjisë

Investimet në modernizimin e rrjetit elektrik janë të domosdoshme për furnizim më të sigurt me energji elektrike, uljen...

HELLENiQ ENERGY planifikon të investojë mbi një miliard euro në energji të rinovueshme në Rumani deri në vitin 2030

Kompania energjetike HELLENiQ ENERGY planifikon të investojë mbi një miliard euro në Rumani deri në vitin 2030, me...

TRIM & LUM merr çmimin „TOP Investitor “ në TOP 100 të Odës Ekonomike

Kompania TRIM & LUM është shpërblyer me çmimin „Top Investitor“ në kuadër të manifestimit TOP 100, të organizuar...

Mickoski: Alta Banka nuk do të përfundojë në falimentim, por do të vazhdojë të funksionojë me një pronar të ri

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se Alta Banka nuk do të përfundojë në falimentim, por do të vazhdojë të...