Thellohet bashkëpunimi në fushën e shëndetësisë mes Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë

Data:

Shpërndaje:

Në kuadër të Kongresit të 11-të Mjekësor Turk që po mbahet në Ankara, ministri i shëndetësisë, Azir Aliu, realizoi një takim me ministrin e shëndetësisë së Republikës së Turqisë, Kemal Memishoglu.

“Ne kemi shumë sfida të përbashkëta në shëndetësi – nga nevoja për forcimin e resurseve njerëzore dhe infrastrukturës moderne, deri te digjitalizimi që do ta bëjë kujdesin shëndetësor më të shpejtë, më efikas dhe më të drejtë për çdo qytetar. Jam i bindur se përmes shkëmbimit të ekspertizës dhe partneriteteve ndërmjet institucioneve tona, mund të ndërtojmë politika që do të nënkuptojnë qasje më të mirë dhe shërbime shëndetësore më cilësore për qytetarët tanë”, deklaroi ministri Aliu gjatë takimit.

Republika e Turqisë ishte një nga vendet që ofroi mbështetje për hospitalizimin dhe trajtimin e personave të lënduar nga zjarri në Koçan.

Ministri i Shëndetësisë së Republikës së Turqisë, Kemal Memishoglu, shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin e mirë mes dy vendeve mike, duke theksuar se ekzistojnë edhe shumë mundësi të tjera për intensifikimin e këtij bashkëpunimi në disa segmente të shëndetësisë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Shporta minimale sindikale në shtator arrin në 69.432 denarë

Vlera e shportës minimale sindikale për muajin shtator 2026 është 69.432 denarë, njoftoi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë...

Në vitin 2024, 4,7 për qind nga ndërmarrjet vendore ishin filiale të huaja

Në vitin 2024, 3.280  ose 4,7 për qind nga ndërmarrjet në sektorin afarist  ishin filiale të huaja –...

Dimitrovski: Dialogu me Bullgarinë duhet të vazhdojë në frymën e respektimit të ndërsjellë të të drejtave

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Zoran Dimitrovski, sot mori pjesë në edicionin e pestë...

Rubini i Maqedonisë hyn në një fazë të re të mbrojtjes, certifikimit dhe promovimit

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para të hënën, më 21 shtator, do të njoftojë aktivitetet e...