“TAV Maqedoni”: Informata të rreme për shitjen e bagazhit në emër të “Aeroportit ndërkombëtar” – Shkup

Data:

Shpërndaje:

TAV Maqedoni”, operatori i dy aeroporteve në vend, Aeroportit ndërkombëtar – Shkup dhe Aeroportit “Shën Apostull Pali” – Ohër, e njofton dhe paralajmëron opinionin për faqe dhe profile të rreme në rrjetet sociale, përmes të cilave gjoja shitet një bagazh i humbur në aeroport.

“‘TAV Maqedoni’, filiali i ‘TAV Aeroportet’, dëshiron ta informojë, e në të njëjtën kohë ta paralajmërojë opinionin se, për fat të keq, ka faqe dhe profile të rreme në rrjetet sociale, ku gjoja shitet një bagazh i humbur i Aeroportit ndërkombëtar – Shkup. Këto publikime të rreme në rrjetet sociale, përmes të cilave përhapen informata të rreme për gjoja shitjen e një bagazhi të humbur në emër të Aeroportit ndërkombëtar – Shkup, respektivisht operatorit të aeroportit ‘TAV Maqedoni’, e pastaj shfrytëzuesit orientohen në linqe deri në ueb faqe, ku kërkohen të dhëna personale dhe hollësira nga llogaritë bankare, me qëllim që të mashtrohen për të bërë transaksion”, njoftojnë nga “TAV Maqedoni”, përmes kumtesës.

Prej aty apelojnë të jenë të kujdesshëm derisa janë në internet, posaçërisht kur kërkohet t’i vendosin të dhënat personale dhe hollësirat për llogari të transaksionit, që mund në mënyrë shtesë të keqpërdoren.

“Si kompani serioze dhe me përgjegjësi, e cila kujdeset për klinentët e vet, “TAV Maqedoni” do t’i ndërmerr të gjitha masat juridike për mbrojtje të autoritetit të vet, posaçërisht pasi në veprimtarinë e aeroportit, bagazhi i humbur u kthehet pronarëve, në pajtim me procedurën e përcaktuar, respektivisht me bagazhin e humbur asnjëherë nuk tregtohet”, thonë prej aty.

Në kumtesë thuhet se të gjitha informatat zyrtare dhe risitë lidhur me dhe për Aeroportin ndërkombëtar – Shkup mund të gjehen në ueb-faqen, si dhe në faqet në rrjetet sociale “Fejsbuk”, “Instagram” dhe “Tuiter”/”X”.

“Të gjitha ueb faqet e tjera në rrjetet sociale, ku njerëzit mund të hasin, rrejshëm prezantohen dhe nuk kanë kurrfarë lidhje me Aeroportin ndërkombëtar – Shkup dhe veprimtarinë e ‘TAV Maqedoni’”, thonë prej aty.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Banka Popullore i hapi dyert për gjeneratën e re të praktikantëve përcjell Zhurnal.mk .

Gjenerata e re e ekonomistëve, juristëve, specialistëve të IT‑së dhe analistëve financiarë do të ketë mundësi të shohë...

Sot do të mblidhet Këshilli Ekonomiko-Social

Sot do të mbajë mbledhje Këshilli Ekonomiko-Social, pas së cilës pritet që zyrtarisht të fillojë zbatimi i shportës...

Maqedonia hyn në Korridorin Vertikal të gazit, njoftoi Bozhinovska

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale njofton se Maqedonia ka siguruar një ftesë për t’iu bashkuar Korridorit...

Mbi 612 miliardë denarë të ardhura të deklaruara nga qytetarët për vitin 2025

Përfundoi tatimi vjetor i qytetarëve për vitin 2025, janë paraqitur mbi 612 miliardë denarë, ndërsa totali i llogaritur...