Studimi i BE-së për lëndët e para, ja zonat me nëntokën më të pasur në Shqipëri

Data:

Shpërndaje:

Shqipëria ka një seri zonash minerare të pasura me ato që njihen si lëndë të para kritike, që janë analizuar nga Fondacionit Europian të Trajnimeve, pjesë e Bashkimit Europian.

Ky publikim që mat kapacitetet e vendeve, sa i takon lëndëve të para, nënvizon rëndësinë që ka koordinimi mes vendeve si një garanci për Europën për lëndë të para të rëndësishme për industritë

 

Konkretisht, Shqipëria citohet për disa lloj materialesh të rëndësishëm.

Së pari, në studim përmendet kobalti, që në Shqipëri gjendet në zonat minerare të Pogradecit. Ky material merr rëndësi të veçantë për bateritë me litium që janë pjesë e rëndësishme e makinave elektrike dhe telefonave “smart”.

Së dyti, është bakri, me rezerva në zonën e Lezhës dhe Kukësit. Bakri ka rëndësi të veçantë për një seri sektorësh nga energjia tek ndërtimi.

I treti është feldspati që në Shqipëri gjendet në zonën e Shkodrës dhe merr rëndësi për sektorin e qeramikës, porcelanit, bojërave.

Një tjetër material është Nikeli që në Shqipëri gjendet në Kukës, Devoll, Çervenakë, Përrenjas dhe Librazhd, si depozita të klasit C dhe një depozitë të klasit B në Devoll.

Sipas Ligjit të BE-së për Lëndët e Para Kritike 2024, kërkesa e përgjithshme për lëndë të para pritet të rritet gjashtëfish deri në vitin 2030 dhe shtatëfish deri në vitin 2050.

Për disa materiale, parashikimet janë edhe më të larta për shembull, kërkesa për bateri litiumi në BE pritet të rritet 12 herë deri në 2030 dhe 21 herë deri në 2050.

Lëndët e para i referohen substancave të papërpunuara ose minimalisht të përpunuara që përdoren jo si elemente të veçuara, por si kombinime të përpunuara në materiale inxhinierike ose të prodhuara si bashkëprodukte apo nënprodukte.

Ato ndodhen në fillim të të gjitha zinxhirëve industrialë të vlerës dhe janë thelbësore për konkurrueshmërinë, produktivitetin dhe rritjen e BE-së.

Ato luajnë një rol të rëndësishëm në tranzicionin e gjelbër dhe dixhital, si edhe në sektorët e mbrojtjes dhe të hapësirës ajrore të BE-së./Monitor

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Në Shkup u hap Samiti “Maqedonia2025” – fokus në rritje ekonomike, reforma dhe digjitalizim

Me mesazhe të forta për nevojën e rritjes së përshpejtuar ekonomike, reformave institucionale, transformimit digjital dhe bashkimit kombëtar...

Shqipëri-Maqedoni, lidhje më e mirë dhe heqje e doganave për rritje të tregtisë

“Korridori 8 është projekt strategjik, i cili i vendos vendet tona në arkitekturën evropiane të transportit. Rruga drejt...

Nikollovski: Nuk ndërtojmë autostrada vetëm për turizëm, por për zhvillim ekonomik

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikoloski, ka deklaruar se vendi po hyn në një cikël të madh investimesh infrastrukturore,...

Ines Muçostepa: Thirrje për rritje të investimeve dhe bashkëpunim më të fortë Shqipëri–Maqedoni e Veriut

Në një forum ekonomik rajonal, Ines Muçostepa theksoi nevojën për thellim të bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Maqedonisë...