Sot u realizua pagesa për tre masa të pagesave direkte në blegtori

Data:

Shpërndaje:

Nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave njoftuan se sot u realizua pagesa për masat e pagesave direkte.

“Vazhdojmë me pagesat në blegtori. Sot u realizua pagesa për masat e pagesave direkte për ekonomi të vogla bujqësore të përcaktuara sipas pagesave historike për tre vitet e fundit, pagesa direkte për dhitë e shënuara më të vjetra se 12 muaj dhe pagesa direkte për kafshët femra për riprodhim-dosa”, theksojnë nga MBPEU.

Shuma e pagesave direkte për masën për ekonomi të vogla bujqësore të përcaktuara sipas pagesave historike për tre vitet e fundit përcaktohet si mesatare e shumës së mjeteve të miratuara për pagesa direkte sipas Programeve të mbështetjes financiare në bujqësi për vitet 2021, 2022 dhe 2023, si vijon:

• Për një mesatare të miratuar nga 0 deri në 10.000 denarë, shuma e mbështetjes financiare është 10.000 denarë,

• Për një mesatare të miratuar nga 10.001 deri në 20.000 denarë, shuma e mbështetjes financiare është 20.000 denarë,

• Për një mesatare të miratuar nga 20.001 deri në 30.000 denarë, shuma e mbështetjes financiare është 30.000 denarë,

• Për një mesatare të miratuar nga 30.001 deri në 40.000 denarë, shuma e mbështetjes financiare është 40.000 denarë”, shtojnë nga MBPEU.

Për këtë qëllim janë paguar 44.630.000,00 denarë për 2.316 përfitues.

“Janë paguar 15.768.000,00 denarë për 631 përfitues, ndërsa pagesa i referohet masës për pagesa direkte për dhitë e shënuara më të vjetra se 12 muaj për ekonomitë bujqësore që mbarështojnë dhi dhe që kanë të paktën 10 dhi më të vjetra se 12 muaj në ditën e aplikimit dhe të cilat janë mbajtur të paktën deri më 30 nëntor 2024. Shuma e pagesave direkte bazë është 2.000 denarë për kokë dhie”, theksojnë nga MBPEU.

Në kumtesë shtohet se përfituesit e masës për pagesa direkte për kafshët femra për riprodhim- dosa janë ekonomitë bujqësore që mbarështojnë kafshët femra për riprodhim- dosa dhe që kanë të paktën 5 krerë dosa dhe i kanë mbajtur të paktën deri më 30 nëntor 2024. Shuma e pagesave direkte është 1.000 denarë për kokë dose. Janë paguar 7.954.000,00 denarë për 283 përfitues.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Shporta minimale sindikale në shtator arrin në 69.432 denarë

Vlera e shportës minimale sindikale për muajin shtator 2026 është 69.432 denarë, njoftoi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë...

Në vitin 2024, 4,7 për qind nga ndërmarrjet vendore ishin filiale të huaja

Në vitin 2024, 3.280  ose 4,7 për qind nga ndërmarrjet në sektorin afarist  ishin filiale të huaja –...

Dimitrovski: Dialogu me Bullgarinë duhet të vazhdojë në frymën e respektimit të ndërsjellë të të drejtave

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Zoran Dimitrovski, sot mori pjesë në edicionin e pestë...

Rubini i Maqedonisë hyn në një fazë të re të mbrojtjes, certifikimit dhe promovimit

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para të hënën, më 21 shtator, do të njoftojë aktivitetet e...