Sot do të mblidhet Këshilli Ekonomiko-Social

Data:

Shpërndaje:

Sot do të mbajë mbledhje Këshilli Ekonomiko-Social, pas së cilës pritet që zyrtarisht të fillojë zbatimi i shportës qeveritare, si përgjigje ndaj shportës sindikale, për të cilën autoritetet vlerësuan se përfshin edhe produkte luksi. Nga kjo shportë, e cila, siç është paralajmëruar nga Qeveria, do të fillojë të aplikohet nga shtatori, do të mblidhen të dhëna që do të shërbejnë si bazë për hartimin dhe zbatimin e politikave për mbrojtjen e standardit të jetesës së qytetarëve.
“Nesër është paraparë Këshilli Ekonomiko-Social në të cilin do të shqyrtohen disa pika. Një prej pikave është edhe sjellja e programit vjetor për punën e Këshillit Ekonomiko-Social. Nga Ministria e Arsimit do të prezantohet edhe Ligji i ri për arsimin sipëror. Shporta konsumatore tanimë është përgatitur, është pranuar nga Këshilli Ekonomiko-Social, por po harmonizohen të dhënat me Entin Shtetëror të Statistikës, që në kohë t’i marrim ato të dhëna, që të mund t’i përpunojmë ato dhe në kohë të mund ta shpallim, që të ketë efekt shporta mesаtаre konsumatore.”, – deklaroi zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski.
Oda Ekonomike dhe Qeveria promovojnë planin operativ për punësim
Risteski tha se shporta mesatare konsumatore nuk do të jetë zëvendësim i shportës minimale konsumatore që përgatitet nga Lidhja e Sindikatave. Kjo u theksua në Odën Ekonomike, ku me përfaqësuesit e Qeverisë u diskutua për planin operativ për punësim për këtë vit. Me këtë rast u theksua se në fokus mbeten ndërmarrjet e mesme dhe të vogla.
“Kjo masë në mënyrë direkte ka efekt ndaj kompanive, pasi nëpërmjet atyre personave të papunësuar dhe nëpërmjet kësaj mase do të mund t’i plotësojnë vendet e punës dhe nga ana tjetër të punësojnë numër më të madh të personave të papunë, duke kontribuar për uljen e papunësisë në vendin tonë.”, – theksoi Natasha Jankovska nga Oda Ekonomike.
“Me rëndësi esenciale është që ndërmarrjet, mikro, të vogla dhe të mesme të trajtohen në këtë mënyrë, sepse ato janë 99.8% në vendin tonë. Kreatorë të vendeve të punës janë 72.9%, ndërsa kontribuojnë në bruto prodhimin vendor 67.5%. Duhet t’i vendosim në piedestal, prandaj e përshëndes këtë masë.”, – u shpreh kryetari i Lidhjes së Odave Ekonomike, Goran Gjorgjievski.
Nga Lidhja e Odave Ekonomike njëherësh theksojnë se kjo masë duhet thelluar edhe më shumë, përkatësisht të rritet numri i të punësuarve për kompani.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

239 milionë euro të plasura për kompanitë vendore! Dimitrieska-Koçoska: Mbështetja për biznesin është investim në rritje

Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, në një postim në profilin e saj në Facebook, tregoi se nga 250...

Në qershor janë dhënë 39% më shumë leje ndërtimi se vitin e kaluar

Në qershor të këtij viti janë lëshuar 296 leje ndërtimi, që paraqet një rritje prej 39.0% krahasuar me të njëjtin muaj...

Maqedonia e Veriut në vendin e 30-të në botë për siguri kibernetike

Ministria e Transformimit Digjital njofton se Maqedonia ka bërë përparim të konsiderueshëm në Indeksin Kombëtar të Sigurisë Kibernetike...

Mickoski: Nuk planifikojmë rritje të çmimit të energjisë elektrike, po punojmë për ulje të çmimit ose kohëzgjatje të tarifës së lirë

-Nuk po mendojmë për rritje të çmimit të energjisë elektrike. Po përgatisim një plan për të gjetur një...