Sondazhi i “Detektor”/ Korrupsioni në vend ka shënuar rritje

Data:

Shpërndaje:

Korrupsioni në vend po rritet – konsiderojnë 32.2 për qind e qytetarëve, në krahasim me 63 për qind para dy viteve, tregojnë të dhënat e sondazhit të ri të “Detektor”.

“Lista e zezë amerikane e zyrtarëve ka ndikim në inicimin e hetimeve dhe gjykimeve lidhur me korrupsionin, sipas shumicës së të anketuarve në anketën e opinionit publik të realizuar për “Detektor” nga Instituti për hulumtime politike – Shkup. Në anketën e kryer nga 24 deri më 27 dhjetor të vitit të kaluar në mesin e 1.066 të anketuarve, gjithsej 54.2 për qind e të anketuarve kanë dhënë opinion pozitiv për ndikimin e të ashtuquajturës listë e zezë, thuhet në komunikatën e sotme për media.

Shumica e të anketuarve vlerësuan pozitivisht përpjekjet e SHBA-së për të mbështetur luftën kundër korrupsionit në vend.

“Këtu është vërejtur rritje krahasuar me përgjigjet për të njëjtën pyetje në vitin 2023 – nga 38.7 për qind që kanë dhënë një vlerësim pozitiv dy vite më parë, në 47.3 për qind që kanë dhënë përgjigje pozitive në sondazhin e fundit. Ka njëfarë optimizmi për luftën kundër korrupsionit, ku 32.2 për qind besojnë se korrupsioni në vend po rritet, ndërsa dy vite më parë këtë përgjigje e kanë dhënë 63 për qind e të anketuarve. Se korrupsioni po ulet konsiderojnë 24.8 për qind e qytetarëve. Në vitin 2023, për krahasim, 9.3 për qind e të anketuarve kishin këtë qëndrim”, shtohet në komunikatë.

Pothuajse dy të tretat e të anketuarve besonin se Qeveria ka synime të sinqerta për të luftuar korrupsionin. Këtë përgjigje e kanë dhënë 58.7 për qind e të anketuarve. Qëndrim negativ ndaj synimeve të Qeverisë në këtë drejtim kanë pasur 29.8 për qind e të anketuarve.

“Për momentin ende mbizotëron qëndrimi se korrupsioni është i përhapur. Në shkallën nga 1 deri në 5, ku njëshi do të thotë se korrupsionnuk ka dhe pesë do të thotë se është i përhapur, qytetarët dhanë një notë mesatare prej 4”, thuhet në komunikatë.

Gjyqësori dhe prokuroria publike edhe këtë herë kanë thyer rekord, ku 69 për qind e qytetarëve besojnë se në radhët e tyre ka shumë korrupsion.

“Së bashku me ato 18 për qind që thonë se ka njëfarë korrupsioni, ata bëjnë gjithsej 87 për qind që besojnë se ka korrupsion, që është një rritje e madhe në krahasim me vitin 2023. Në atë kohë, gjithsej 79 për qind besonin se kishte korrupsion në këtë sektor. Si atëherë ashtu edhe tani, vetëm 2.2 për qind thanë se nuk ka korrupsion në gjyqësor dhe në prokurorinë publike. Të pyetur për zbulimin e burimeve të korrupsionit, qytetarët vendosin në vend të parë gjyqësorin dhe prokurorinë, pasuar nga partitë politike dhe në vend të tretë sektorin e shëndetësisë”, shtohet në komunikatë.

Përveç perceptimit, qytetarët në anketë kanë deklaruar se kanë hasur personalisht në korrupsion. Çdo i treti i anketuar e ka gjetur veten në një situatë ku i është kërkuar ryshfet ose ka ofruar ryshfet vetë në një situatë ku nuk kanë parë asnjë mënyrë tjetër për të kryer një punë.

“Këtu ka një rritje në krahasim me shifrat e anketës së mëparshme – një rritje nga 28.8 në 32 për qind, të cilët drejtpërdrejt dhe personalisht thonë se janë përballur me korrupsion”, shtohet në komunikatë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Në qershor janë dhënë 39% më shumë leje ndërtimi se vitin e kaluar

Në qershor të këtij viti janë lëshuar 296 leje ndërtimi, që paraqet një rritje prej 39.0% krahasuar me të njëjtin muaj...

Maqedonia e Veriut në vendin e 30-të në botë për siguri kibernetike

Ministria e Transformimit Digjital njofton se Maqedonia ka bërë përparim të konsiderueshëm në Indeksin Kombëtar të Sigurisë Kibernetike...

Mickoski: Nuk planifikojmë rritje të çmimit të energjisë elektrike, po punojmë për ulje të çmimit ose kohëzgjatje të tarifës së lirë

-Nuk po mendojmë për rritje të çmimit të energjisë elektrike. Po përgatisim një plan për të gjetur një...

VMRO-DPMNE: Mbi 800 iniciativa për energji të rinovueshme, Maqedonia po bëhet tërheqëse për investime

VMRO-DPMNE: Mbi 800 iniciativa për energji të rinovueshme, Maqedonia po bëhet tërheqëse për investime Politikat që po zbaton VMRO-DPMNE-ja...