Si do të shpërndahet rritja prej 5% në bllok-tarifat? Mickoski: Varet nga rregullatori nëse do të ketë rritje të çmimit të rrymës

Data:

Shpërndaje:

Çmimi i energjisë për familjet nga janari ka shumë gjasa të rritet mesatarisht për rreth 5 për qind, por po pritet vendimi se si kjo do të shpërndahet në bllok-tarifat. Javën e ardhshme Komisioni Rregullator i Energjisë do të vendosë për çmimin e transmetimit, shpërndarjes dhe operatorit të tregut, për të cilat thuhet se nuk do të ketë rritje. Por, më së shumti në çmim do të ndikojë fakti që EMV në tenderin për Furnizuesin Universal “EVN Home” ofroi një çmim prej 65 euro për megavat-orë, pra rreth 5% më shumë se tenderi i mëparshëm. Llogaritja përfundimtare do të bëhet nga EVN Home dhe do t’i dorëzohet Komisionit Rregullator.

“Pas marrjes së këtyre vendimeve, të cilat theksoj se në asnjë rast nuk do të rriten, EVN Home si Furnizues Universal do të bëjë llogaritjen sipas Ligjit për Energjitë dhe do ta dorëzojë për shqyrtim te Komisioni Rregullator i Energjisë, për të parë nëse është bërë në përputhje me sistemin tarifor që është aktualisht në fuqi”, tha Bislimovski.

Kryeministri Mickoski thotë se nëse do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike, kjo varet nga Rregullatori. Si Qeveri janë tërhequr nga liberalizimi i tregut, një nga hapat që është pjesë e Planit për Rritje, sepse në të kundërtën energjia për qytetarët do të shtrenjtohej deri në rreth 50 për qind. Ai garanton se nuk do të ketë tronditje çmimesh për qytetarët, pasi Qeveria do të vazhdojë të subvencionojë çmimin e energjisë.

“Ne kemi thënë qartë se atë hap nuk do ta zbatojmë, sepse nëse e zbatojmë, çmimi i energjisë elektrike nuk do të ishte 62, 65 euro, por do të ishte mbi 100 euro për familjet. Dhe atëherë çmimi total për familjet do të rritej, deri në një rritje fantastike prej rreth 50 për qind. Ne thamë se nuk do ta ndërmarrim këtë, me gjithë rrezikun politik që kemi si Qeveri, dhe do të vazhdojmë të subvencionojmë çmimin e energjisë elektrike për familjet dhe të gjithë konsumatorët që janë në tregun e rregulluar”, tha Mickoski.

Sipas Bislimoskit, me bllok-tarifat të vendosura në vitin 2022 është ulur konsumi i familjeve. Kjo i lë hapësirë EMV-së të shesë energjinë në tregun e lirë dhe të ulë humbjet – pasi çmimi prej 65 euro për megavat-orë, që do ta shesë tek EVN Home, është dy herë më i ulët se çmimi i tregut dhe shumë më i ulët se çmimi i prodhimit.

“Me strukturën bllok dhe fakti që konsumatorët e vegjël kanë çmim më të lartë në tregun e rregulluar, qëllimi ynë është që EMS të shesë sa më shumë sasi të energjisë elektrike në tregun e lirë, ku sipas fundit të kontratave të ardhshme çmimi është rreth 130 euro për megavat-orë”, tha Bislimovski.

Ndryshe, çmimi i ri i energjisë elektrike do të hyjë në fuqi nga janari dhe do të shpallet nga Komisioni Rregullator.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Qeveria miratoi Ribalancin e plotësuar

Qeveria në mbledhjen e saj miratoi Ribalancin e plotësuar të Buxhetit për vitin 2026, ku implementohen amendamentet e...

Rriten çmimet e karburanteve në vend

Rriten çmimet e karburanteve në vend. Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, benzina Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper...

Qeveria zgjat gjendjen e krizës për naftën dhe derivatet deri më 20 tetor

Qeveria miratoi vendimin për vazhdimin e gjendjes së krizës për shkak të rrezikut për çrregullim të furnizimit me...

Banka Popullore i hapi dyert për gjeneratën e re të praktikantëve përcjell Zhurnal.mk .

Gjenerata e re e ekonomistëve, juristëve, specialistëve të IT‑së dhe analistëve financiarë do të ketë mundësi të shohë...