Shtyhet shpërndarja e bonusit të dytë për pensionistët, zbulohet arsyeja!

Data:

Shpërndaje:

“Pensionistët nuk kanë përse të presin të mbarojmë zgjedhjet për bonusin e pranverës, atë do e marrin që në shkurt”.

Ishte ky premtimi i Kryeministrit Edi Rama në muajin janar. Por ndërkohë që ka kaluar më shumë se gjysma e muajit, gjasat që pensionistët të kenë diçka më tepër në llogaritë e tyre janë minimaliste. Burime bëjnë me dije se kjo procedurë do të kryhet nga muaji mars. Shkak janë bërë procedura të brendshme, që kanë penguar lëvrimin e shumës për shpërblimin e radhës për pensionistët, pas atij të muajit dhjetor.

Ashtu siç u veprua në dhjetor, ndarja do të bëhet në bazë të një grafiku nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, i cili posedon edhe të dhënat për çdo pensionist. Qeveria ndryshoi për të tretën herë buxhetin e vitit të shkuar duke shpërndarë 6.3 miliardë lekë mbështetje për të moshuarit. Nga nisma do të jenë përfitues të bonusit prej 15,000 lekësh gjithashtu të gjitha familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike, personat me aftësi të kufizuar si dhe kategori të tjera qytetarësh që trajtohen me pension.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Në Shkup u hap Samiti “Maqedonia2025” – fokus në rritje ekonomike, reforma dhe digjitalizim

Me mesazhe të forta për nevojën e rritjes së përshpejtuar ekonomike, reformave institucionale, transformimit digjital dhe bashkimit kombëtar...

Shqipëri-Maqedoni, lidhje më e mirë dhe heqje e doganave për rritje të tregtisë

“Korridori 8 është projekt strategjik, i cili i vendos vendet tona në arkitekturën evropiane të transportit. Rruga drejt...

Nikollovski: Nuk ndërtojmë autostrada vetëm për turizëm, por për zhvillim ekonomik

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikoloski, ka deklaruar se vendi po hyn në një cikël të madh investimesh infrastrukturore,...

Ines Muçostepa: Thirrje për rritje të investimeve dhe bashkëpunim më të fortë Shqipëri–Maqedoni e Veriut

Në një forum ekonomik rajonal, Ines Muçostepa theksoi nevojën për thellim të bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Maqedonisë...