Shqiptarët, të parët në Europë që nuk kanë mundësi të ngrohen në shtëpi

Data:

Shpërndaje:

Shqipëria renditet e para në Europë për përqindjen e popullsisë që nuk arrin të mbajë shtëpitë mjaftueshëm të ngrohta, sipas një raporti të Eurostat. Në vitin 2021, 37.7% e shqiptarëve përballeshin me këtë problem, një shifër shumë më e lartë se mesatarja europiane prej 10.6%. Kjo situatë lidhet me mungesën e ngrohjes qendrore dhe përdorimin e energjisë elektrike, e cila është e kushtueshme për shumicën e familjeve.

Ndërkohë, vendet e rajonit si Serbia (9.5%), Mali i Zi (13.9%) dhe Maqedonia e Veriut (23%) kanë tregues shumë më të ulët. Bumi i ndërtimeve në Shqipëri nuk ka ndikuar pozitivisht në këtë aspekt, pasi përqindja ka mbetur e lartë në vitet 2017-2021.

Fatmirësisht, Shqipëria ka një klimë me shumë orë dielli, nga 2,400 deri në 2,600 orë në vit, duke e renditur ndër vendet më të ndriçuara në Europë, pas Spanjës, Francës dhe Italisë. Këto kushte të favorshme ndihmojnë disi në përballimin e dimrave të vështirë, por nevojiten politika efektive për të zbutur këtë problem të madh social.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Investimet në rrjetin elektrik, bazë për zhvillimin ekonomik dhe pjesë e çmimit të energjisë

Investimet në modernizimin e rrjetit elektrik janë të domosdoshme për furnizim më të sigurt me energji elektrike, uljen...

HELLENiQ ENERGY planifikon të investojë mbi një miliard euro në energji të rinovueshme në Rumani deri në vitin 2030

Kompania energjetike HELLENiQ ENERGY planifikon të investojë mbi një miliard euro në Rumani deri në vitin 2030, me...

TRIM & LUM merr çmimin „TOP Investitor “ në TOP 100 të Odës Ekonomike

Kompania TRIM & LUM është shpërblyer me çmimin „Top Investitor“ në kuadër të manifestimit TOP 100, të organizuar...

Mickoski: Alta Banka nuk do të përfundojë në falimentim, por do të vazhdojë të funksionojë me një pronar të ri

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se Alta Banka nuk do të përfundojë në falimentim, por do të vazhdojë të...