Shqipëria shet më shumë verë, rritet me 82% eksporti krahasuar me një vit më parë

Data:

Shpërndaje:

Shqipëria nuk ka si produkt të veçantë dhe identifikues vetëm rakinë, por tashmë ne eksportojmë edhe verë.

Nëse i referohemi statistikave të Instat për vitin 2025 në 6 mujorin e parë vendi ynë ka arritur të eksportojë 82% më tepër verë nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.

Petrtit Fiska, nga fshati Roshnik i Beratit ka 30 vite që është prodhues, por tashmë edhe prodhues dhe vera e tij Made in Albania gjendet në të katër anët e botës

Ne sot kemi 10 Ha me vresht, jo unë por çdo kantinë shqiptare kënaqësinë e ka kur verëat tona vlerësohen nga ndërkombëtarët. Unë eksportoj verë në Francë, Belgjikë, Itali dhe tashmë kam kërkesë edhe në Australi. Jo se janë kapacitete, por ne e marrim si vlerësim që verat tona po kërkohen nga jashtë”, u shpreh Petrit Fiska, prodhues i verës.

Është historia dhe origjina që I ka dhënë shije të veçantë verës shqiptare, e cila tashmë vera e Beratit kërkohet nga restorantet që janë pjesë e rrjetit të yjeve Michelin.

“Tek ne dominon varieteti i pulsit është varieteti autokton, nuk përjashtojmë sheshin e zi dhe të bardhe si dhe rrushin dimërak prej të cilët prodhojmë verën roze”, thotë Fiska.

Prodhuesit shqiptar mund ti përgjigjën konsumatorit europian në shije, cilësi, por kurrë në sasi dhe fajin për këtë e ka parcelizimi  tokave.

“Nuk ka këtu sipërfaqe të mëdha me vresht sepse siç u ndanë tokat bujqësor u ndanë në nivel personale, pra jo hektarë por dynym. Dhe ne mundohemi që copat e vogla të bëjmë të mëdha”, shprehet Fiska.

Përballë kësaj kërkesa tregu dhe vlerë, dëshira e çdo prodhuesi vere është të shtojë sipërfaqen e vreshtarisë, por kjo duket tepër e vështirë, pasi ligji 7501  I vitit 1991 për tokën dëmtoi përgjithmonë bujqësinë shqiptare.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Qeveria miratoi Ribalancin e plotësuar

Qeveria në mbledhjen e saj miratoi Ribalancin e plotësuar të Buxhetit për vitin 2026, ku implementohen amendamentet e...

Rriten çmimet e karburanteve në vend

Rriten çmimet e karburanteve në vend. Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, benzina Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper...

Banka Popullore i hapi dyert për gjeneratën e re të praktikantëve përcjell Zhurnal.mk .

Gjenerata e re e ekonomistëve, juristëve, specialistëve të IT‑së dhe analistëve financiarë do të ketë mundësi të shohë...

Sot do të mblidhet Këshilli Ekonomiko-Social

Sot do të mbajë mbledhje Këshilli Ekonomiko-Social, pas së cilës pritet që zyrtarisht të fillojë zbatimi i shportës...